Pasi pandemia ka prekur rëndë pothuajse çdo sektor në vend, më të zëshmit kanë qenë gastronomët, për shkak të mbylljeve të një pas njëshme.
E, kjo ka bërë që kafiteritë në Kosovë, ta rrisin çmimin e pijeve.
Për këtë çështje, ka dhënë vërejtje udhëheqësi i Organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.
Kaçaniku, pohon se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës duhet të reagoj menjëherë dhe t’i kthej ato çmime mbrapsht.
Megjithatë, sipas tij, qytetarët duhet të vetëdijesohen dhe t’i injorojnë kafenetë me rritje të çmimit.
“Autoriteti i Konkurrencës duhet të reagoj menjëherë dhe t’i kthej ato çmime mbrapshtë. Ndërsa qytetarët apo konsumatorët duhet të vetëdijesohen, se në këto raste ku ka rritje të çmimeve me dyshim t’i injorojnë të gjithë ato kafenetë, nëse Autoriteti i Konkurrencës nuk vepron”, është shprehur Kaçaniku për arbresh.info.
Nga Shoqata e Gastronomëve, thonë se nuk kanë informatë për rritjen e çmimit.
Megjithatë, Arian Vranica, nga kjo shoqatë thotë se, arsyet e rritjes së çmimet mund të jenë të shumta, duke filluar nga tkurrja e likuiditetit dhe vështirësitë në mbulimin e shpenzimeve operative.
“Nuk kam informatë për rritje kolektive. E kemi pas edhe një reagim kur ka pasur dyshime për marrëveshje ku jemi distancuar si Shoqatë, dhe i kemi sqaruar pasojat e një veprimi të tillë. Arsyet nëse çmimet janë rritur individualisht janë të shumta. Është tkurrja e likuiditetit dhe vështirësitë në mbulimin e shpenzimeve operative”, shprehet Vranica.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, por nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje se çfarë do të ndërmarrin rreth kësaj çështje./A.Zeka/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...