Pas ankesave të konsumatorëve, Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës ka filluar kontrollet dhe inspektimet në pikat shitëse të derivateve të naftës
E gjithë pas ankesave të konsumatorëve për cilësinë e naftës dhe për sasinë e litrit sipas standardeve. Edhe pse këto kontrolle parashihen me ligjet e Kosovës, sipas Jakup Gashit -njohës i fushës së kontrollit, rezultate reale nuk mund të arrihen në rastet kur inspektimet paralajmërohen.
Paralajmërimi nga ana e institucioneve shtetërore se do të kontrollohen pikat e derivateve të naftës për cilësi dhe sasi të litrit nuk po arsyetohen nga njohës të kësaj fushe. Jakup Gashi përfaqësuesi laboratorit testues për derivate të naftës “ Sierra Lab” tha për Radio Kosovën se këto kontrolla janë obligim kushtetues por jo edhe paralajmërimi. Për këtë arsye sipas tij, edhe rezultatet mund të jenë jo reale:
“Derisa ka paralajmërime me siguri edhe rezultatet duhet të dalin të mira, kontrollat bëhen pa paralajmërime derisa kontrolla e cilësisë gjatë kontrollit dhe monitorimit të brendshëm është nën 1% atëherë nuk e dij edhe sa mund të vlerësojmë dhe të konstatojmë se gjendja është e mirë”, tha Gashi.
Ai thotë se kontrollet duhet të bëhen më shpesh, të jenë të zakonshme dhe të bëhen ad hoc . Gashi madje thotë se edhe me hyrjen e derivateve në Kosovë nuk po praktikohen kontrollat e cilësisë ashtu siç parashihet me ligj
“Me rastin e çdo importi duhet të plotësohet një formularë, ajo është deklarata e konformitetit dhe aty janë të precizuara se duhet të kryhen testet laboratorike ose analizat mirëpo kjo është përjashtuar si praktikë dhe nuk bëhet, bëhet përshkrimi i dokumentacionit dhe derisa Kosova nuk është shtet prodhues i derivateve të naftës por është shtet importues ne skemi pse të brengosemi por duhet të ketë kontrolla. Për atë qe e paguajmë duhet të ketë një cilësi ose një produkt i cili i plotëson kriteret”, ka thënë mes tjerash ai.
Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë patën premtuar se do të fillojnë kontrolla më të shpeshta të naftës madje edhe pas orës 4. Ndryshe kjo ministri ka të autorizuara 3 laboratorë që e bëjnë përshkrimin e cilësisë së derivative të naftës.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj