Instituti GAP e vlerëson qasjen transparente të ministrit Valdrin Lluka, i cili për dallim nga paraardhësit e tij në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik që nga viti 2011, Besim Beqaj (PDK), Fadil Ismajli (AKR) dhe Blerand Stavileci (PDK), ka zgjedhur të respektojë Ligjin për qasje në dokumente publike dhe të bëjë publike një ndër kontratat më të mëdha që është nënshkruar dhe bërë publike deri më tani – kontrata për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, transmeton arbresh.info.
“Shpresojmë që edhe institucionet tjera publike do të ndjekin shembullin e njëjtë dhe të respektojnë Ligjin për qasje në dokumente publike duke publikuar kontratat me vlerë të lartë, si: Kontratën për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, Kontratën për ndërtimin e autostradës “Arbër Xhaferi”, marrëveshjen për homologim të veturave dhe dokumente tjera me interes për publikun”, thuhet nw komunikatwn Institutit GAP dërguar medieve.
Për të gjitha këto dokumente, duke u bazuar në Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës të datës 17 dhjetor 2017, i cili vendos se dokumentet që paraqesin interes të përgjithshëm nuk mund të mbahen konfidenciale, Instituti GAP ka dërguar edhe një herë kërkesë tek Ministria e Infrastrukturës për të pasur qasje në dokumentet e lartcekura.
Instituti GAP do të analizoj kontratën e publikuar sot dhe në javët në vijim do të dalim me qëndrim për përmbajtjen dhe ndikimin e kontratës së nënshkruar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Contour Global”./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...