Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantojë analizën “Dallimet në menaxhimin e buxhetit familjar ndërmjet grave dhe burrave”.
Në Kosovë aktualisht janë mbi 26,000 mijë familje të cilat marrin ndihmë sociale, që përbëjnë afro 10% të të gjithë familjeve në Kosovë.
Vetëm 32% e bartësve të ndihmave sociale janë gra ndërsa 68% janë burra. Instituti GAP ka analizuar në mënyrë kuantitative dallimet në mes të grave dhe burrave kryefamiljarë në shpenzimin e buxhetit familjar.
Ky studim rekomandon orientimin e ndihmës shtetërore tek kryefamiljarët që e përdorin atë në mënyrë më racionale.
Të gjeturat tregojnë se gratë kryefamiljare shpenzojnë më shumë nga buxheti i familjes në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore sikurse në edukim dhe shëndetësi, ndërsa, burrat kryefamiljarë shpenzojnë më shumë për konsum, ku më të theksuara janë shpenzimet për duhan, ushqim dhe pije.
Andaj sipas GAP me qëllim të menaxhimit më të mirë të buxhetit familjar dhe fuqizimit të grave, mes tjerash, Qeveria do duhej që ta rriste shumën e asistencës sociale për familjet të cilat kryesohen nga gratë.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin