Së shpejti Fushë Kosova do të bëhet me ndriçim publik.
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha fillimisht ka planifikuar që ndriçimin në komunën që udhëheq ta bëj me 140 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Ndërsa ky tender me titull ‘Vendosja e ndriçimit publik në territorin e Komunës së Fushë Kosovës’ është dhënë me gjysmën e çmimit të parashikuar ose saktësisht 79.141,60 mijë euro.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se fitues ka dalë Operatori Ekonomik ‘” ETM Group ” SH.P.K.’ nga po kjo komunë, e kohëzgjatja e kontratës është 50 ditë por nuk është cekur data e fillimit të punimeve e as data e përfundimit të tyre.
Nga 6 tenderët e pranuar 5 ishin vlerësuar si të përgjegjshëm ndërsa çmimi më i lartë i ofruar ishte rreth 126 mijë euro ose saktësisht 125.651,00 euro./arbresh.info/
SHSKUK do të blej barna në vlerë afër 350 mijë euro, nuk do ketë mungesë për 2 vite
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...