Fushë Kosova do të ndriçohet me 80 mijë euro

11:08 | 30 Janar 2020
Arbresh.info

Së shpejti Fushë Kosova do të bëhet me ndriçim publik.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha fillimisht ka planifikuar që ndriçimin në komunën që udhëheq ta bëj me 140 mijë euro, shkruan arbresh.info.

Ndërsa ky tender me titull ‘Vendosja e ndriçimit publik në territorin e Komunës së Fushë Kosovës’ është dhënë me gjysmën e çmimit të parashikuar ose saktësisht 79.141,60 mijë euro.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se fitues ka dalë Operatori Ekonomik ‘” ETM Group ”  SH.P.K.’ nga po kjo komunë, e kohëzgjatja e kontratës është 50 ditë por nuk është cekur data e fillimit të punimeve e as data e përfundimit të tyre.

Nga 6 tenderët e pranuar 5 ishin vlerësuar si të përgjegjshëm ndërsa çmimi më i lartë i ofruar ishte rreth 126 mijë euro ose saktësisht 125.651,00 euro./arbresh.info/

 

 

Qeveria ndan 10 mijë euro për familjen e Sami Thaqit dhe nga 10 mijë euro për policët e lënduar mbrëmë në Prizren

 

SHSKUK do të blej barna në vlerë afër 350 mijë euro, nuk do ketë mungesë për 2 vite

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme