Aleanca Kosovare e Bizneseve, me qëllim të avancimit, rritjes së bashkëpunimit dhe eksporteve të prodhimeve “Made in Kosova” në tregjet evropiane nënshkroi marrëveshje dhe memorandum mirëkuptimi me Fraksionin Social Demokrat të Odës Ekonomike të Austrisë së epërme.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se për këtë qëllim ne kemi edhe mundësi dhe gatishmëri duke i promovuar dhe josh investitorët austriak dhe diasporën shqiptare që të vijnë në Kosovë e investojnë dhe që prodhimet tona t’i eksportojnë në Austri e vende tjera të Bashkimit Evropian e më gjerë.
“Kosova është në fushatë zgjedhore e cila e ka lënë pas agjendën ekonomike sidomos promovimin e saj në tregun evropian”, tha Agim Shahini.Kryetari i AKB-së, shtoi se lënia pas dore e agjendës ekonomike dhe fokusimi vetëm në fushatë zgjedhore është e dëmshme jo vetëm për biznesin vendës, por edhe për ekonominë dhe qytetarët.
Sipas tij pakoja e dytë fiskale e hartuar nga institucionet do duhej miratuar, por kjo gjë nuk do të ndodh edhe për një kohë dhe po ashtu mos miratimi i saj është i dëmshëm për bizneset të cilat tash sa kohë e kanë pritur aprovimin e saj.Kryetari Agim Shahini, tregoi se AKB-ja, tashmë ka zyrat e saja edhe në Linz të Austrisë dhe e cila po bënë një punë të shkëlqyer në afrimimin e ekonomisë në Austri Adriana Kelmendi Sherifi, nënkryetare e Fraksionit Social Demokrat të Odës Ekonomike të Austrisë së epërme dhe nënkryetare e Aktivizmit Social Demokrat në Parlamentin Evropian, tha se mundësitë për prodhimet e Kosovës në Bashkimin Evropian po hapen, por edhe qasja në fondet e BE-së për bizneset.
“Ne jemi zë i fuqishëm jo vetëm për bizneset e Kosovës, por edhe për ekonominë e qytetarët dhe lobimi jonë nuk do të ndalet do të dhe do të ndikoi në liberalizimin e vizave e cila do të ndodh pas konstiutimit të qeverisë së re”, tha Adriana Kelmendi Sherifi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...