Google ADS

FSSHK kërkon të votohet buxheti për vitin 2021, thonë se mos-votimi mund të sjellë pakënaqësi te punëtorët shëndetësor

11:52 | 22 Dhjetor 2020
V. S.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë kërkuar nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të kërkojë nga partitë politike të sigurojnë vota për miratimin e buxhetin të vitit 2021, ku parashihen edhe shtesat për punëtorët shëndetësor.

FSSHK përmes një komunikate për medie, ka paralajmëruar se nëse buxheti nuk votohet, atëherë mund të ketë pakënaqësi dhe reagime sociale të shumta.

“Pas njoftimit me Vendimin KO 95/20 të Gjykatës Kushtetuese dhe në përputhje me rrethanat e reja të krijuara nga efekti juridik i këtij Vendimi, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon nga ana Juaj që gjatë takimit me krerët e Partive Politike ku do të bisedohet për datën e zgjedhjeve të parakohshme të kërkoni nga Kryetarët që para caktimit të datës së zgjedhjeve të zotohen se Partitë Politike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës do të sigurojnë votat për miratim të Buxhetit për vitin 2021,në të cilin do të parashihen edhe SHTESAT për punëtorët shëndetësor të përcaktuara me nenin 20 të Ligjit nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme