FSShK i shkruan prapë Kurtit: Të gjithë punonjësit shëndetësorë të përfshihen në Pakon Emergjente

15:59 | 8 Maj 2020
Arbresh.info

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon nga Ministria e Financave dhe Transfereve që të përfshijë në lista të gjithë punëtorët shëndetësorë që punojnë brenda hapësirave të institucioneve shëndetësore.

Përmes një komunikate për media FSSHK, kërkon që të gjithë punonjësit shëndetësorë të jenë përfitues të masës së 6 të pakos emergjente duke filluar nga: punëtorët e shërbimeve teknike, bartësit, vozitësit, sigurimi, sanitarët, punëtorët në kuzhinë , IT, punëtorët administrative të institucioneve shëndetësore, farmacistët, profilet jo mjekësore që janë staf i institucioneve shëndetësore deri tek infermierët dhe mjekët.

“Menaxhmentet e institucioneve shëndetësore nuk duhet të bien nën trysni por ato duhet që t’i dërgojnë listat e kompletuara të përfituesve nga Masa 6 e Pakos Fiskale Emergjente. FSSHK apelon që të mos bëhet diskriminim ndaj punëtorëve shëndetësor siq është bërë muajin e kaluar e poashtu bën thirrje tek Qeveria nëse kanë dyshime të kërkohet nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike vlerësim në lidhje me rrezikshmërinë”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu Federata në këtë komunikatë ka shprehur shqetësimin edhe për presionin që po u bëhet menaxhmenteve të institucioneve shëndetësore për pastrimin e listave të punëtorëve.

Për FSSHK-në është e papranueshme pastrimi i listave dhe presioni që po bëhet tek menaxhmentet e institucioneve shëndetësore pa dallim. Pra edhe njëherë kërkojmë në mënyrë kategorike që të mos ketë diskriminim tek punëtorët në sistemin shëndetësor”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme