Në kuadër të realizimit të projekteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Komuna e Rahovecit ka filluar kubëzimin e dy rrugëve të fshatit Nushpal.
Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, tha se bazuar në buxhetin e qeverisë komunale, për fshatin Nushpal është planifikuar kubëzimi i dy rrugëve në brendësi të fshatit.
“Në këtë fshat gjatë vitit 2016, kemi intervenuar në rregullimin e një ure, e cila ka paraqitur problem për banorët sa herë ka pasur reshje të shiut. Me rregullimin e urës dhe kubëzimin e dy rrugëve në të cilat kanë filluar punimet nga sot, do t’ua lehtësojmë lëvizjen e banorëve të këtij fshati”, tha ai.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...