Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marsey Daviet.
Bajrami e informoi ambasadoren Daviet rreth punës që po bën qeveria e Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
Ajo i shpjegoi ambasadores për rrjedhën e shumë projekteve në të cilat po punohet duke u fokusuar në veçanti rreth politikave nxitëse që po përpiqet t’i krijojë qeveria për tërheqjen e sa më shumë investimeve të huaja direkte nga kompani të mëdha ndërkombëtare.
Në anën tjetër, ambasadorja Daviet u interesua në lidhje me Ligjin për Investime Strategjike.
Ajo shprehu mbështetjen e qeverisë franceze për miratimin e këtij ligji duke theksuar se ky ligj është i rëndësishëm sepse do të reduktonte kohën dhe barrierat për kompanitë e mëdha që ato të investojnë në Kosovë.
Ndërsa sa i përket projektit të Brezovicës, diplomatja franceze tha se ky projekt është duke u shikuar me interesim të lartë nga shumë kompani franceze dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë së Francës që të punojë së bashku me qeverinë e Kosovës në mënyrë që ky projekt i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë të realizohet në një të ardhme të afërt, transmeton Klan Kosova.
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...