Në vazhdën e ndihmës që jep Ministria e Diasporës në krijimin e rrjeteve të biznesit të diasporës, në Stamboll u themelua Këshilli Nismëtar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Turqi.
Sipas njoftimit për medie të Ministrisë së Diasporës, në takim mori pjesë vetë ministri Valon Murati, i cili foli për rëndësinë që kanë këto rrjete në identifikimin e bizneseve të suksesshme kudo nëpër botë, njohjen e tyre mes vete dhe rrjedhimisht të bërit biznes bashkërisht, por njëkohësisht edhe faktit se ky mekanizëm do të shërbej si një urë në mes të bizneseve nga diaspora dhe vendit për të kanalizuar investimet nga diaspora.
Këshilli Nismëtar zgjodhi dy koordinatorë, Omer Ibra dhe Fuat Donmez, të cilët do të koordinojnë aktivitetet e rrjetit deri në zgjedhjen e organeve udhëheqëse të tij.
Në këtë takim ishin edhe konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës z.Rrahim Morina, drejtori për Investime në Ministrinë e Diasporës, z.Naim Dedushaj, nënkryetari për Evropë i Unionit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, dhe njëkohësisht kryetari i rrjetit të Austrisë z.Yll Blakaj.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?