Ekspertët e ekonomisë po vlerësojnë se Fondi Sovran mund të shërbejë si shpresë për rimëkëmbjen e ndërmarrjeve, por funksionimin e tij po e shohin me skepticizëm duke konsideruar se bart edhe rreziqe, raporton Ekonomia Online.
Ky Fond parasheh që asetet kryesore të shtetit t’i ketë nën menaxhim dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit të shuhet.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu në një prononcim për Ekonomia Online thotë se në shumë vende të botës krijimi i këtyre fondeve ka dhënë rezultat.Por sipas tij, rasti i Kosovës është më ndryshe, sepse ka shumë pretendues për hise në asetet shtetërore.
“Promovimi i Fondit Sovran është një mundësi, e cila duhet të analizohet, duhet të studiohet dhe në këtë drejtim besoj që vet qëllimi i Fondit Sovran është grumbullimi ose themelimi i një Fondi me mjetet e një shteti që do të jetë, në funksion të zhvillimit ekonomik.
Përvojat kanë treguar që në Norvegji, Singapor apo Kuvajt kanë dhënë rezultate pozitive dhe sot njëri ndër fondet më aktive është ai i Norvegjisë që është themeluar në vitin 1994”.“Ajo çka e karakterizon Kosovën është se nuk mund të pritet në aspektin kohor që shumë shpejtë të bëhet një dukuri e tillë duhet një harmonizim i legjislacionit, dhe ajo që duhet të na shqetësojë është se çka do të ndodhë me fatin e AKP-së, ku Qeveria llogaritë që afër 645 milionë euro të grumbulluar në Fondin e Privatizimit, do të jenë një shtyllë e Fondit Sovran, mirëpo duhet të kuptohet që AKP-ja ka probleme të shumta”.
Ai thotë se duhet kohë, ekspertizë dhe sundim të ligjit, pasi që siç thekson ai se nëse barten obligimet e AKP-së, do ta bëjë që në fillim të dështojë Fondi Sovran.
“Nëse do të kemi sundim të ligjit, stabilitet politik do të kemi ekspertizë, sepse në Fondin Sovran nuk duhet të ketë politizim por duhet të ketë profesionalizëm në një periudhë kohorë 1 deri në 2 vjeçare mund të bëhet edhe të themelohet një Fondi i tillë i cili do të jetë në funksion të zhvillimit, por duhet kohë dhe kalkulime të mira, sepse nëse do të barten obligimet e kaluara nga AKP-ja do të jetë një rrugë që në start do ta bëjë të dështojë Fondi Sovran. Këto fonde financohen nga vendet vetanake, procesi i privatizimit është gjithmonë një ndër shtyllat kryesore, janë asetet tjera të cilat mund të hynë në këtë funksion, proceset e privatizimit të papërfunduara por duhet të kuptohet që një mundësi e tillë mund të jetë e mirëseardhur nëse vendi ka në dispozicion resurse natyrore”, tha Gërxhaliu.
Njohësi tjetër i ekonomisë, Bardh Ahmeti thotë se Fondi Sovran është në fazën fillestare, e që sipas tij, ende nuk dihet saktë se si do të operojë.Ahmeti shton se shteti duhet t’i rimëkëmb asetet para privatizimit, por që ai tregon se Fondi Sovran nuk duhet përjetësisht t’i mbaj në menaxhim ndërmarrjet, derisa po e quan ndërhyrje në ekonomi.
“Qeveria ka themeluar grupin punues për hartimin e kompetencave të themelimit të Fondit Sovran, do të jetë me interes se cili do të jetë mandati i Fondit Sovran dhe jetëgjatësia e këtij fondi. Krijimi i Fondit Sovran ka kompleksitetin e vet ligjor pastaj edhe angazhimin e madh financiar që kërkon në bazë të asaj që kemi dëgjuar”.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, kryefjalë e ka pasur Fondin Sovran, prandaj e ka legjetmitetin që të themelojë, është jetik rimëkëmbja e ndërmarrjeve publike pasi që në situatën financiare që ndodhen ato nuk i konvenon as shtetit që ti ketë brenda”.
“Në pikëpamjen time shteti duhet patjetër që t’i rimëkëmb këto asete para se t’i fus në procesin e privatizimit, por asesi nuk duhet që Fondi Sovran ti mbaj përjetësisht në menaxhim këto asete, pasi që do të ishte një ndërhyrje në ekonomi, do ta destabilizonte sektorin privat”.Ahmeti po e konsideron Fondin Sovran shpresë për rimëkëmbjen e ndërmarrjeve, por thotë që zhvillim ekonomik është i bazuar në sektorin privat.“Fondi Sovran do të jetë shpresë për rimëkëmbjen e ndërmarrjeve që kanë rëndësi të madhe strategjike, madje lidhen edhe me sigurinë e vendit tonë, por shpresat për zhvillim ekonomik është e bazuar në sektorin privat, prandaj për një fazë është i domosdoshëm ndërhyrja e shteti dhe menaxhimi i këtyre ndërmarrjeve publike, kurse në afatgjatë duhet të mendohet për privatizimin”.“Ndërmarrjet do të merren në menaxhimin e shtetit për tu rimëkëmbur, për të angazhuar potencialin që ato kanë”, ka shtuar Ahmeti.
Vetëvendosje, e ka proklamuar themelimin e Fondit Sovran dhe shuarjen e Agjencisë së Privatizimit, duke i dhënë fund edhe privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe tokave që kanë qenë në pronësi të këtij agjencioni.Të enjten Komisioni Ekzekutiv për propozimin dhe hartimin e parimeve themelore, si parakusht për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e parë.Në mbledhje u miratua Grupi Punues i përbërë nga anëtarët: Arta Hoxha, eksperte e auditimit bankar, anëtare e Bordit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Edison Jakurti, doktorant i ekonomisë, ekspert i çështjeve të ekonomisë së brendshme, Emanuel Bajra, ekspert i industrisë ndërkombëtare financiare, dhe Tea Blakaj Hoxha, këshilltare ligjore e
Kryeministrit.
Kryetar i Grupit Punues u zgjodh Besnik Pula, profesor në Universitetin Virginia Tech, në ShBA, njëkohësisht këshilltar i kryeministrit Kurti.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...