Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik shqyrtoi sot raportin me amendamentet e Projektligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore dhe vlerësoi se në këtë ligj si kryesore janë humbjet kreditore, ndërsa me amendament është rregulluar që institucionet financiare do të bëjnë pagesa vetëm atëherë kur ajo dokumentohet.
Duke paraqitur këtë vlerësim, kryetari i Komisionit Muhamet Mustafa sqaroi procedurën e kërkesave për pagesa.
Pas disa ndërhyrjeve të anëtareve të tjerë për çështjen e lartësisë së tarifës, Besim Beqaj, anëtar i Komisionit, shprehu disa paqartësi tek vendosja e tarifave.
Mustafa tha se lartësia e tarifave duhet të udhëhiqet nga parimi i racionalitetit, efiçencës dhe efektivitetit të shpenzimeve operative.
2016 nuk janë paraparë mjete.
“Me qenë se ky ligj krijon edhe të themi pasoja financiare edhe ka efekte financiare, a është futur në buxhetin e vitit 2016? Sepse, me sa unë kam parë nuk është futur”, tha Grainca.
Mustafa ndërhyri duke treguar se ky ligj fillimisht shkon në Ministri të Financave për të parë nëse ka implikime buxhetore.
Grainca ishte këmbëngulës duke thënë se në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk ka mjete të ndara, ndërsa Beqaj i tregoi që janë paraparë për inicim të fondit 300 mijë euro.
“Ligjet para se të vijnë në Kuv end për në lexim të parë kalojnë në Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Integrimeve që është në pajtim. Ky fondi inicial themelues është 300 mijë euro të cilat, sa kam unë informacion, Ministria është zotuar se janë brenda Ministrisë. Është fjala për 300 mijë euro si fond inicial. Ndërsa pjesa tjetër ata kanë menduar që ka me pasur efekte të tjera financiare që mund të bëjnë edhe kontributet e tjera të donatorëve apo mekanizmave të tjerë par nuk shohë”, tha Beqaj.
Mustafa i pyeti edhe përfaqësuesit e MTI-së të cilët nuk e dinë se a është paraparë në buxhet ligji a po jo. Ai u tha herëve të tjera të mos marrin pjesë në mbledhje pa u përgatitur.
Po ashtu ky komision ka shqyrtuar edhe amendamente të projektligjeve për Dizajnin Industrial, për Treguesit gjeografik dhe emërtimet e origjinës dhe për Energjinë Termike.
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...