Të dhënat e Doganave të Kosovës tregojnë se në këtë fond janë grumbulluar mbi 5.1 milionë euro.
Ndërsa, nga veriu thonë se së shpejti do të dihet ku do të shfrytëzohen mjetet e fondit.
Kryetarja e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, ka thënë për “KosovaPress”-in se brenda disa javëve do të dihen projektet për të cilat do të shfrytëzohen mjetet e fondit
“Janë bërë disa takime të frytshme lidhur me këtë fond dhe besoj që kryetarët e komunave deri diku i kanë idetë se në cilat projekte të infrastrukturës do të investohen këto fonde. Tani ky proces është vetëm në fillim dhe nuk kemi detaje lidhur me projektet të cilat do të ndodhin, por si informatë të saktë do ta kemi pas dy apo tre javësh”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se për tre muaj të parë të këtij viti në këtë fond janë grumbulluar mbi 500 mijë euro, ndërsa në total janë 5.1 milionë euro.
“Prej vitit 2014, kur dogana është vendosur në ato dy pika edhe kur kanë filluar zhdoganimet, deri më tani janë grumbulluar mbi 5 milionë euro, ose më saktësisht 5.1 milionë euro për atë fond. Faktikisht ato mblidhen fillimisht në buxhet dhe pastaj i adresohen në bazë të vendimeve të Qeverisë”, ka thënë Stavileci.
Sipas tij, për tre muaj të parë të këtij viti janë mbledhur afër 500 mijë euro. Po ashtu, Savileci ka thënë se natyra e mallrave të importuara në ato dy pika doganore janë mallra me sasi të vogël të importit dhe kryesisht mallra konsumuese.
Përfaqësues nga opozita kanë kritika që ky fond mund të keqpërdoret dhe të shkojë në xhepa të kontrabandistëve, ndërsa përfaqësues të opozitës thonë se kjo nuk ka mundësi të ndodhë.
Donika Kada-Bujupi, shefe e Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se të gjitha veprimet e Qeverisë së kaluar dhe të tashme lidhur me veriun janë të dëmshme.
Zafir Berisha, deputet nga “Nisma”, këtë fond e ka quajtur si fond të kundërligjshëm sepse kjo krijon fonde paralele, duke favorizuar një pjesë të qytetarëve.
Në ndërkohë, kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, ka thënë për “KosovaPress”-in se këto mjete kanë destinim të qartë të shpenzimit, investimet kapitale, dhe jo të kenë destinim tjetër.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...