Google ADS

Fondet publike mbesin të mbyllura nëpër komuna

11:48 | 29 Shkurt 2016
Arbresh.info

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizoi një tryezë me temën “Indeksi i Transparencës në Prokurimin Publik për komunat e Kosovës”, ku u tha se shpenzimet e fondeve publike përmes prokurimit në Kosovë janë në masë të madhe të mbyllura për publikun dhe si rezultat nuk ka mbikëqyrje nga shoqëria civile, media dhe vet publiku.

Në këtë tryezë u shpalosen të dhënat e mbledhura nga komunat dhe nga KDI në lidhje ne prokurimin publik.

Artam Canhasi nga KDI tha se komunat në përgjithësi kanë ushtruar një transparencë të ulët buxhetore, mirëpo ka një rritje të lehët të transparencës krahasuar me mandatin e kaluar.

“Nga 830 procedura tenderuese sa janë shpallur nga 34 komuna në ueb faqen e KRPP, vetëm 260 janë publikuar edhe në ueb faqet e komunave përkatëse. Në përqindje, vetëm 31 për qind të tenderëve janë shpallur në ueb faqet e tyre. Të dhënat më shqetësuese janë në kategorinë e publikimit të njoftimeve për dhënien e kontratës, apo fituesve të tenderëve. Vetëm 20 për qind e tenderëve janë shpallur fituesit edhe në ueb faqet e komunave”, tha ai.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se do t’i marrin parasysh këto vërejte të publikuara për transparencë dhe do të angazhoh en për evitimin e tyre.

Kurse, Bekim Salihu nga Instituti GAP tha se krahasuar me nivelin qendror, transparencë më të madhe ka në nivel komunal por kjo sipas tij duhet të jetë edhe më e lartë dhe më e qartë nga zyrtarë komunal.

Ai tha se transparenca nga komunat duhet të jetë më thelbësore për të gjitha shpenzimet, e sikur që ka ndodhur deri më tash sipërfaqësor për të gjitha linjat e shpenzimeve.

Edhe Hajrullah Ceku nga organizata Ec ma ndryshe, ka pasur vërejtje te Komuna e Prizrenit për mungesë të transparencës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme