Rritja e pagave në sektorin publik viteve të fundit është bërë një fenomen i ri. Kjo rritje është bërë para rritjes ekonomike. Dhe kjo nuk është e qëndrueshme. Këto janë vlerësimet e shefit të misionit të FMN-së, Jacques Miniane, raporton kallxo.com
“Rritja e pagave në sektorin publik në Kosovë në shtatë ose dhjetë vitet e fundit është fenomen i ri, që është rritur më shpejtë sesa ekonomia, ata kanë rritur shumë më shpejtë sesa pagat publike të shteteve tjera në regjion, dhe kjo nuk është e qëndrueshme”, tha Miniane.
Ai tha se presin që ekonomia e Kosovës të rritet mbi 3 për qind në këtë vit, përqindje kjo e cila është më e mirë se rritja e disa prej fqinjëve të Kosovës. Mirëpo, sipas tij, ende nuk është rritje e cila mund të krijojë vende të mjaftueshme të punës dhe të rrisë të ardhurat e shtetit.
Kurse ministri i Financave Avdullah Hoti falënderoi shefin e misionit të FMN-së, Jacques Miniane për diskutimet e frytshme për gjendjen ekonomike në Kosovë.
“Çfarëdo bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar do të jetë në përputhje me interesat që ka Kosova për të promovuar fillimisht zhvillimin ekonomik me të cilin jemi pajtuar në parim, dhe e dyta për të mirëmbajtur qëndrueshmërinë fiskale të vendit tonë”, deklaroi ministri Hoti.
Ndërsa duke folur për sektorin bankar në Kosovë, Drejtori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza, këtë sektor e quajti si profitabil.
“Është një konkludim i përbashkët se sektori bankar është mirë i kapitalizuar, likuid, dhe për fat është profitabil, kemi rritje të aseteve, depozitave dhe kredive ku kreditimi në vitin 2014 ka qenë më i madhi në dy-tri vitet e fundit”, tha Hamza.
Për më tepër, FMN-ja për herë të parë vizitoi Kosovën në kuadër të kapitullit të katër sipas statutit të FMN-së, për t’u konsultuar me institucionet përgjegjëse të sektorit ekonomik të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën