Kosova është duke shënuar përparim të mirë në kudër të programit të saj ekonomik. Mirëpo bllokimi i kuvendit dhe veprimet e opozitës dhe mos miratimi eventual i buxhetit për vitin e ardhshëm janë shqetësuese dhe mund të humbin besimin e investitorëve të mundshëm për të investuar në Kosovë.
Kështu tha sot në konferencë për media udhëheqësi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Jacque Miniane. Ai po ashtu tha se Qeveria nuk mund të kaloj shumë prej 23 milionë euro për skemat pensionale.
Miniane: Nëse nuk miratohet buxheti humbet besimi tek investitorët
“Jemi të shqetësuar me çështjet që po vazhdojnë në Kuvendin e Kosovës. Dua të theksoj diçka shumë të qartë ne nuk kemi fare rol apo mandate që t’i themi ky grup ka të drejtë apo ai grup ka të drejtë këtë nuk mund ta themi kurrë por unë do të ju them vetëm kaq. Vonesat, zvarritjet në parlament në miratimin e ligjeve kyçe do të jenë në dëme të të gjithave. Nëse kuvendi nuk do të jetë në gjendje t’i miratoj ndryshimet ligshin për financat publike në kohë kjo do të prek edhe qytetarët e Kosovës . ..Nëse nuk mirat ohet buxheti i vitit 2016 me kohë kjo do të prek të gjithë. Kjo do të cenoj edhe besimin e investitorëve të huaj në Kosovë”, tha Miniane.
Ai për skemën e pensioneve tha qartë se Qeveria nuk mund të kaloj shumën prej 23 milionë euro që janë paraparë në buxhetin e vitit të ardhshëm.
“Do të ketë më shumë para të ndara në vitin 2016 se sa në 2015, për përmbushjen e realizimit të ligjit të pensioneve i cili është miratuar në 2014-tën. Jemi pajtuar që ky ligj të mos zbatohet në dëme të qëndrueshmërisë fiskale dhe sistemit të fortë financiarë. Prandaj kemi ndarë 23 milionë euro për zbatimin nëfakt të këtij ligji. Nenuk edimë shumën e saktë për person sepse qeveria tani do t’i bëjë ri kategorizimet e caktuar. Por jemi pajtuar që shum a marrëveshja është që të sigurohet që zbatimi i këtij ligji mos ti përfshij obligimet e qeverisë përtej mbi këtë 23 milionë euro”, tha Maniane.
Avdullah Hoti, ministër i Financave, tha se janë 40 mijë pensionistkontribut dhënës të marrin pension 140 euro në muaj. Tani për këta pensionist do të bëhet kategorizimi se kush do të përfitoj.
“ Ne kemi 40 mijë veta pensionist kontributdhënës të cilët marrin pension 140euro në muaj. Ligji ka hy në fuqi ligji për skemat pensionale të financuar nga shteti i ka disa skema të pensionistëve kontribut dhënës të cilët duhet të kategorizohen varësisht prej nivelit të arsimit përvojës … Tash është ministria e punës që do të zhvilloj legjislacionin sekondar pra udhëzimet administrative ku do të përcaktohen kri teret për të kategorizua këta 40 mijë veta dhe kritere të tjera për të fut në funksion skemat e pensioneve familjare edhe invalidore. Për shumë e pensionit do të vendoset sapo ti kemi shifrat pra maksimumi që ne kemi nda është 23 milionë euro shtesë që do të mundësoj që të aplikoj”, tha Hoti.
Ndërsa, shefi i FMN në Kosovë, Ruud Vermeulen, tha se është me rëndësi që Qeveria të mund t’i realizoj të hyrat nga licenca e 3 dhe 4 G-së dhe fondet e privatizimit.
“Për sa i përket të hyrave jo tatimore të licencave të 3 G-së, si dhe bartjen e fondeve nga AKP-ja këto janë buxhetuar për vitin 2015 dhe për ne është me rëndësi që këto fonde në veçanti ato nga Agjencia e Privatizimit të realizohen në 2015-tën për të përmbushur caqet buxhetore të miratuara në program. Ne shpresojmë dhe kemi diskutuar me qeverinë që këto të dyja këto do të bëhen këtë vit kemi arritur një marrëveshje për këtë dhe besoj që kjo do të realizohet”, tha Vermulen.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, tregoi se ka përformancë pozitive të sistemit bankar dhe se këtë vit janë shënuar kreditë më të larta.
“Rritja e kredive është rritja më e madhe që ka ndodhur viteve të fundit e cila ka dhënë një impakt të fuqishëm edhe në rritjen ekonomike që rritja e kredive deri në fund të gushtit me 7.7 për qind. Gjithashtu kemi pasur edhe rritje të depozitave rritje të aseteve dhe profiti i bankave është pozitiv. Kredit jo përforcuese vazhdonin që të kenë trend stabil janë mirë të provizionuara. Në fund të gushtit ka në qenë 7.5 për qind niveli i provizioneve për kredit jo përformuese sillet rreth 116 për qind dhe në përgjithësi këtë sektor e kanë karakterizuar zhvillimet pozitive”, tha Hamza.
FMN ka arritur marrëveshjes në nivel të stafit me autoritetet kosovare. Kjo marrëveshje pritet që më 16 dhjetor të këtij viti tëaprovohet nga menaxhmenti dhe bordi i FMN-së. Përfundimi i rishikimit të marrëveshjes Kosovës do ti mundësoj 28.1 milion dollarë apo 35 milionë euro. Ky mision prej 12-23 tetor ka zhvilluar negociata me akterët kryesor të vendit.
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...