Shpenzimi i pakontrolluar i pjesës dërmuese të rezervave shtetërore për vetëm tre muaj nga Qeveria e Kosovës ka ngritur alarmimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka komentuar shpenzimin e fondeve nga rezervat shtetërore, tërheqjen e një milion eurove për t’i mbuluar faturat e papaguara të serbëve në veri, raportin e publikuar nga Banka Botërore që nxjerr Kosovën ndër vendet që ka shënuar progres prej 9,2 për qind në punësim, si dhe rrezikun që disa skema sociale mund t’ia shkaktojnë buxhetit të shtetit.
Për fillimin e shpenzimeve të rezervave shtetërore brenda një periudhe tremujore Vermeulen ka këshilluar që të kufizohet përdorimi i tyre vetëm për shpenzime urgjente dhe të papritura.
“Buxheti i Kosovës gjithashtu lë mënjanë një shumë të vogël që nuk është e rezervuar dhe jep fleksibilitetin e nevojshëm për t’u marrë me ngjarjet e paparashikuara. Në praktikë ka shumë presion për ta përdorur këtë shumë për t’i financuar nismat e reja të shpenzimeve, duke minuar kështu qëllimin e saj. Si rezultat, një pjesë e konsiderueshme e rezervës tashmë është përdorur në fillim të vitit fiskal. Në këtë kontekst, ne mendojmë se është e rëndësishme të kufizohet përdorimi i këtyre fondeve vetëm për shpenzime urgjente dhe të papritura”, ka thënë Vermeulen.
Ai thotë se shumë vende e kanë një rezervë të rastit apo të paparashikuar në buxhetin e tyre për t’i mbuluar shpenzimet urgjente pa i rrezikuar planet buxhetore.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale