Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka marrë vlerësim të lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pas përfundimit të suksesshëm të rishikimit të dytë të programeve StandBy Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF).
Rishikimi i FMN-së thekson përkushtimin e BQK-së për reformën ambicioze institucionale, duke përfshirë rregulloret e reja të miratuara, përcjell Arbresh.info.
“FMN ka vlerësuar miratimin nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës të Rregullores së re për Operacionet me Para të Gatshme si të rëndësishme për përmirësimin e sistemit të pagesave, fuqizimin e kontrollit mbi qarkullimin e valutës, luftimin e parave të falsifikuara dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Rregullorja në fjalë rregullon përdorimin e euros si valutë e vetme ligjore për pagesa, ndalon funksionimin e institucioneve financiare të pa-licencuara dhe dekurajon transaksionet e mëdha me para të gatshme duke ndaluar riciklimin e bankënotave prej 500 euro. Këto masa kanë kontribuar në një mjedis financiar më të shëndetshëm, më të sigurt dhe më transparent, pavarësisht nga sfidat dhe efektet anësore”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Në lidhje me qeverisjen, BQK po zbaton rekomandimet nga Vlerësimi i Masave Mbrojtëse (Safeguard Assessment) për të forcuar qeverisjen e brendshme, menaxhimin e rrezikut dhe kornizën e stres-testit.
“Kjo përfshin kompletimin e Bordit Ekzekutiv sipas strukturës së re organizative dhe nxjerrjen e “Rregullave të Procedurës” për të përmirësuar transparencën dhe efikasitetin. Përpjekjet për të forcuar menaxhimin e rrezikut përfshijnë krijimin e një Komiteti të Rrezikut ndër-departamental të nivelit të lartë dhe emërimin e një drejtori të ri për Departamentin e Menaxhimit të Rrezikut, dhe iniciativa tjera në vazhdim për të adresuar sfidat e sigurisë kibernetike”, thuhet në komunikatën për media.
BQK-ja gjithashtu ka finalizuar Ligjin e ri për Banka për të përmirësuar kriteret e licencimit, standardizuar operacionet dhe forcuar proceset e përmbylljes dhe likuidimit.
Me mbështetjen e Bankës Botërore (BB) dhe Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), janë duke u finalizuar ligje të reja mbi institucionet mikrofinanciare dhe shërbimet e pagesave.
Tutje, institucioni kryesor financiar në vend vazhdon të forcojë sistemet e kontrollit të brendshëm dhe praktikat e menaxhimit të rrezikut bazuar në rekomandimet e raportit të Vlerësimit të Masave Mbrojtëse të FMN-së.
Përveç kësaj, BQK po punon në Agjendën e Gjelbër të sistemit financiar duke udhëzuar bankat të monitorojnë dhe raportojnë të dhëna të lidhura me rreziqet klimatike. Bashkëpunimi me BBnë synon të forcojë kornizën rregullatore për të menaxhuar rreziqet mjedisore dhe rreziqe e ndërlidhura me klimën për sektorin bankar.
“Vlerësimi i FMN-së gjithashtu pranon se sistemi bankar mbetet i shëndoshë, bankat janë mirë të kapitalizuara, mirë të provizionuara, me likuiditet të lartë dhe profitabilitet. Kreditë joperformuese (NPL) kanë mbetur të ulëta, dhe rritja reale e kreditimit, veçanërisht në kreditimin e ekonomive familjare ka qenë adekuate. Vlerësimi pozitiv i FMN-së nënvizon qasjen proaktive të BQK-së për të forcuar qeverisjen, stabilitetin financiar dhe qëndrueshmërinë, duke pozicionuar sektorin financiar të Republikës së Kosovës për rritje dhe qëndrueshmëri të vazhdueshme. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpreh konsideratën më të lartë për stafin e Misionit të FMN-së për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe diskutimet e vlefshme dhe mbështetjen e vazhdueshme në fusha të ndryshme”, thuhet tutje në komunikatë./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?