Pandemia COVID-19 ka goditur ekonominë kosovar,e dhe në muajt e mbetur të 2020-ës është paralajmëruar rënie në vazhdimësi, nëse nuk meren masa të shpejta nga qeveria.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ekonomia e Kosovës do të pësojë tkurrje për 5% si pasojë e ndikimit të pandemisë.
Ndërsa, Banka Botërore tha se parashikimi më pozitiv është një rënie prej -4.5 % e skenari më i keq është -11 %.
Pas mocionit ndaj Qeverisë Kurti në kohë pandemie, Qeveria e re ajo me Avdullah Hotin kryeministër, në mbledhjen e parë të qeverisë me datë 5 qershor tha se prioritetet e qeverisjes së tij janë pandemia dhe rimëkëmbja ekonomike.
“Prioritet i dytë është rimëkëmbja ekonomike, ku kemi masat afatshkurta për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, dhe më pastaj edhe masat afatgjata. Ndër këto masa janë edhe zvogëlimi i barrës tatimore, për të mundësuar që bizneset ta përballojnë këtë situatë. Janë edhe disa masa për t’i ndihmuar buxhetit të familjeve në Trustin Pensional. Do të merremi edhe me rishikimin e buxhetit për të krijuar fondin për rimëkëmbjen ekonomike, për të futur fondin prej 1.2 miliardë euro. Janë të parapara në detaje edhe burimi i fondeve prej 1.2 miliardë euro.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj, ku u bllokua edhe ekzekutimi i 180 milionë eurove nga Pako Emergjente për bizneset kosovare, shkaku i mungesës së mjeteve financiare, përveç procedimit në Kuvend të rishikimit të buxhetit ku u siguruan afër 400 milionë euro, sigurimi i mëse 800 milionë eurove të premtuara nga kryeministri Hoti, mbetet ende mister.
Qeveria e Kosovës, po ashtu, në njërën nga masat e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike kishte paraparë që të përdoret një përqindjeje të mjeteve financiare të kursyera në Fondin e Kursimeve Pensionale.
Lidhur me këtë, ditë më parë ka reaguar vetë Trusti, duke thënë se nuk ka asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10 përqindëshit.
Në anën tjetër, marrëveshjet ndërkombëtare të dërguara në Kuvend për miratim, ende nuk kanë marrë dritën jeshile nga deputetët e kuvendit, kjo pasi Qeveria Hoti nuk po mundet të sigurojë shumicën e votave për miratim.
Partitë tashmë në opozitë, VV dhe LDK, në vazhdimësi me deklarata publike, kanë kritikuar qeverinë për vonesën e saj në marrjen e vendimeve karshi situatës së krijuar.
Qeveria Hoti, për qasjen ndaj krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, nuk ka shpëtuar pa kritika as nga opinionistët dhe ekspertët financiar në vend.
Eksperti financiar, Florin Aliu, për Syri.net Kosova tha se premtimi per injektikimin e ekonomisë me 1.2 miliardë euro nga Hoti ishte komplet i paanalizuar.
Aliu tha se Hoti është ekonomist neoliberal, prandaj nuk pret ndonjë intervenim të thelluar në ekonomi.
Sipas tij, paketa e tij fiskale është konfuze dhe pa asnjë objektiv të qartë.
“Prandaj sot shihet që biznesi është totalisht i hutuar dhe i pashpresë. Unë po ju konfirmojë rezultatet nga një studim ende i papublikuar se 50% e njerëzve në Kosovë duan të largohen për në Shtetet e Bashkimit Europian. Prandaj duhet qe kjo qeveri te mendoj thellsisht se qka po ndodhe me njerzit ne kete vend. Nese ky trend i emigrimit te njerzve do te vazhdoje, ateher shpresa per te jetuar ne kete vend do te zhduket. Duhet te thellohemi se qka po ndodh me njerzit, pse deshirojne te largohen. Arsyet e emigrimit jo domsdoshmerisht munde te jen ekonomike.
Njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa, për Syri.net Kosova, tha se brenda gjashtë muajve të ardhshëm është e pamundur të realizohet premtimi prej 1.2 miliardë eurove.
“Në ketë vit është parametër i pa arritshëm, sepse ekonomia në kohe pandemie ka shkaktuar flukse negative në aspektin ekonomik në nivel global”.
Tutje, Bellaqa shton se mbi 300 milionët nga rishikimi i buxhetit janë një infusion i domosdoshëm për ekonominë, por jo i mjaftueshëm.
Në vitin 2021, ka mundësi të ndodh nëse merren masa preventive, konkrete dhe strukturore në aspektin ekonomik dhe të ketë ngritje në të hyrat doganore dhe vjelje tatimore, dhe të hyrat e tjera jo tatimore, dhe të ketë donacione dhe dividenta që rrisin nivelin e të hyrave dhe nëse ka diciplinë financiare, ndërsa në këtë vit është parametër i pa arritshëm, sepse ekonomia në kohë pandemie ka shkaktuar flukse negative në aspektin ekonomik në nivel global, e kjo reflektohet edhe në nivelin kombëtarë por mos të harrojmë se remitencat nga diaspora që janë një infuzion i fuqishëm i ekonomisë tonë në ketë vitë dukshëm janë më të vogla, sepse ardhja nga jashtë e bashkatdhetarvë do të jetë më e vogël, ku edhe konsumi i popullsisë do të jetë më i vogël dhe investimet do të jenë më të vogla. Investimet publike në infrastrulturë publike do të jenë më pak, pra në ketë vit do të ketë t’kurrje ekonomike në te gjithë sektorët e ekonomisë.
Ndërsa, analisti Xhevdet Pozhari, për Syri.net Kosova tha se jo vetëm premetimet për rimëkëmbje ekonomike, por çdo fjalë e thënë nga Hoti del të jetë mashtrim i madh për qytetarët.
“Sot kur ata pos gjendjes së rëndë ekonomike ballafaqohen edhe me pasoja të rënda të pandemisë, kryeministri ka prioritete të tjera të cilat me asgjë nuk e lehtësojnë krizën në vend. Kosova si shteti më i izoluar tash rrëshqet drejt edhe një izolimi më të thellë, madje edhe në shtetet si Maqedonia e Veriut e cila ndërmerr masa shtesë dhe nuk lejon që qytetarët e Kosovës të hyjnë në këtë shtet pa e pasur testin jo më të vjetër se 24 orë”
Sipas tij, kjo qeveri jo vetëm që nuk hapi kufij, jo vetëm që po bëhet shkaktari i shtimit enorm të humbjeve të jetëve nga pandemia, jo vetëm që sfidohet çdo ditë nga Lista Serbe e cila haptazi deklaron se do ta ndjekë agjendën politike të Vuçiçit, por është çështje kohësh kur do ta kolapsojë në tërësi shtetin.
“E, derisa populli vuan pasojat e krizës politike, pandemike dhe ekonomike, kryeministri Hoti sorollatet nëpër metropolet evropaine për të realizuar videokonferenca! Kjo për ironi më ndërmend thënien, “Derisa Stambolli digjet, kurva krihet”!”
Analisti, Mustafë Kadriaj për Syri.net thotë se në një realitet ballkanik ende po vazhdojnë të servohen këso premtime që nuk përmbushen as përafersisht.
Tutje, ai e vlerson si një premtim ambicioz, pasi sikurse shumë paraardhës të Hotit, edhe ai si një mandatar i ri për kryeministër, ka rënë në lajthitje të premtimit nga ana e bashksisë ndërkombëtare për përkrahje të shteteve që janën prekur nga koronavirusi.
Premtimi i z.Hoti si kryeminstër vlersoi që ka pasur dy përmasa si atë politke dhe ekonomike. E them këte sepse si një eksonimst profesionist dhe akademik është normale që një vlerë prej 1.2 miliardë euro mund të rimëkëmbte ekonominë për dallim të paradhësit të tij i cili ndau 170 milionë euro për pakon emergjente edhe ajo vlerë ende nuk u procesua, pra nuk kanë perfituar si qytetarët por edhe bizneset ndërsa nga aspekti politik vlersoi që secili mandatar paraardhës ka premtuar natyrisht që një realitet ballkanik ende servohen këso prentime që nuk përmbushen as përafersisht, por do të vlersoja një premtim ambicioz si nje madatar i ri për kryeminister njeherit si shumë parardhes të tij edhe ky natyrisht ka rënë në lajthitje të premimit nga ana e bashksisë ndërkombëtare për përkrahje të shteteve që janë prekur nga koronavirusi por që deri më tani shumë pak kemi parë përkrahje financiare por me shume kanë qenë të foksuaura ndihmat në mbështetje shëndetësore që natyrisht janë të mirëseadhura dhe nuk duhet injoruar por nuk ndikojnë në rimëkëmbje ekonomike. Si kryeministër z.Hoti është më profesionisti nga të giithë paraardhësit kur flasim në edukim profesional por e dobësi e tij vlerësoi që për realitetin ballkanik nuk përkon një kryeministër që reflekton uretësi por një kryeministër që idenifikohet me muskuj ose të jetë i gatshem për revanshim ndaj kundërshtarëve politik.
Kadriaj shton se kryeministri Hoti, edhe po të ketë ide briliante, mund t’i dështojnë shkaku i një koalicioni të brisht që e ka, i cili mund të dështojë në çdo moment.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...