Ndërmarrja „Buçaj“, depot e të cilës Ushtria e Serbisë i kishte zbrazur në qershorin e vitit 1999, e ka fituar kontestin kundër Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, njofton gazeta Blic e Beogradit.
Kësaj firme, transmeton Koha.net, Ministria serbe e Mbrojtjes është e detyruar t’ia paguajë dëmshpërblim në shumë 268. 680 euro (32.47 milionë dinarë)
Kjo ndërmarrje e kishte akuzuar Serbinë në marsin e vitit 2004 duke kërkuar dëmshpërblimin për mallin që Ushtria e Serbisë e kishte marrë nga depot e saj në ish – qendrën “Boro e Ramiz”.
Gazeta serbe qahet se avokati mbrojtës i firmës së Kosovës është nga Nishi dhe se ai ka qenë vetë pjesëtar i Ushtrisë Serbe.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?