Importet e ushqimeve me aflatoksinë po shkaktojnë kaos në vendet e Bashkimit Evropian. Lista e ushqimeve të prekura nga kjo substancë toksike që arrijnë të futen në këto vende është e shumëllojshme. Shumica prej këtyre ushqimeve të rrezikshme vijnë jashtë vendeve të Bashkimit Evropian, së fundmi kryesisht nga Turqia. Në 27 Tetor 2016, pra jo më larg se dje, autoritetet doganore të Austrisë bllokuan hyrjen e disa ngarkesave me LAJTHI me prejardhje nga Turqia.
Autoritetet Austriake e vlerësuan këtë rrezik ndaj konsumatorit si mjaft serioz, pasi ekzaminuan disa prej ngarkesave dhe zbuluan praninë e aflatoksinës në kategorinë e mykotoksinave sipas në vlerat : B1 = 11.3; Tot. = 13.37 µg/kg – ppb. Mostrat e ngarkesës u analizuan në 25 Tetor 2016. Në 27 Tetor 2016, Danimarka urdhëroi ndalimin dhe sekuestrimin e disa ngarkesave me FIQ TË THATË me prejardhje nga Turqia të cilat rezultuan të kishin sasi të larta aflatoksine në masën 22 mikrogramë për kilogram.
Sipas burimeve përpara se të hynin në tregun vendas. Në po të njëjtën datë, Autoritetet Gjermane arritën të ndalonin dhe sekuestronin produkte të tjera me origjinë nga Turqia. Ngarkesat) me FISTIKË rezultuan të kishin sasi të lartë ndotjeje me aflatoksinë në një sasi prej 20.3 mikrogramë për kilogram. Thuhet se rrufeja nuk bie dy here në të njëjtin vend, por kjo nuk vlen për rastin e eksporteve turke në Gjermani.
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje