Fillon seanca gjyqësore mes Sindikatës së Telekomit dhe Z-mobile

10:25 | 10 Gusht 2020
Arbresh.info

Ka filluar seanca gjyqësore pas padisë që Sindikata e punëtorëve të Telekomit të Kosovës ka ngritur ndaj Z-mobile.

Përmes kësaj padie është kërkuar që të vërtetohet pavlefshmëri e kontratës Telekom-Z-mobile dhe njëkohësisht të kërkohet që të vendoset masa e sigurisë, shkruan arbresh.info.

Në këtë seancë ishte i pranishëm kryetari i Sindikatës, Lamih Balaj, dhe dy avokatët që do ta përfaqësojnë sindikatën në këtë procesi, Getoar Mjeku dhe Blerim Sallahu , dhe përfaqësuesi i z-mobile, Vyrtyt Ibrahimaga.

Ndërsa gjyqtari ishte, Leke Penaj.

Ndryshe kjo padi erdhi pasi bllokimit të llogarive bankare të Telekomit të Kosovës muajin që lamë pas.

Për këtë arbresh.info kishte raportuar ekskluzivisht./arbersh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme