Komuna e Rahovecit ka nisur punimet në disa projekte infrastrukturore, siç është asfaltimi i rrugës Rahovec-Potoqan i Ulët-Bërnjak, rregullimi i trotuarit në rrugën e “UÇK-së” faza e III në qytetin e Rahovecit, kubëzimi i rrugëve dhe rrugicave në qytetin e Rahovecit.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Muhamet Behra thotë se me përmirësimin e motit, operatoret ekonomik më të cilët kanë lidhur kontratat gjatë vitit 2016, dhe kontratat e lidhura gjatë këtij viti kanë filluar të punojnë.
Drejtori Behra shprehet se me intensitet të madh është duke u punuar në asfaltimin e rrugës Rahovec-Potoqan-Bërnjak dhe bazuar në intensitetin e punëve kjo rrugë pritet të përfundoj shumë shpejt.
“Kurse nga java që kemi lënë pas kanë nisur punimet në rregullimin e trotuarit në rrugën e “UÇK-së” faza e III dhe e fundit në bashkëfinancim me projekti Zviceran DEMOS dhe me gjatësi prej 2150 metra, kurse gjatësia e përgjithshme e këtij trotuari është 3150 metra, projekti tjetër në të cilin kanë filluar punime është edhe projekti për kubëzimin e rrugëve dhe rrugicave në qytetin e Rahovecit”, tha ai.
Behra thotë se pritet që shumë shpejtë të fillojnë punimet edhe në shumë projekte infrastrukturore, të cilat janë paraparë të realizohen gjatë këtij viti në gjithë territorin e Komunës.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë