Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka proceduar sot pagesat e pensioneve për tri kategori përfituese të skemës pensionale, për paraplegjik dhe tetrapelgjik, për pensionet familjare dhe ato invalidore të punës.
Këto skema pensionale nuk kanë qenë duke u zbatuar deri më tani edhe përkundër që legjislacioni për to ka qenë në fuqi nga fillimi i viti të kaluar.
Një nga shqetësimet e para pas marrjes së detyrës të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka qenë mos zbatimi i këtyre tri skemave, andaj
është angazhuar maksimalisht për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që këto kategori ti gëzojnë të drejtat e tyre të përcaktuara me ligj.
Për këto tri skema të reja, të dala nga Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, janë parashtruar kërkesat e para që nga muaji mars 2017 ndërkaq nga
muaji janar i të njëjtit vit, ka filluar edhe implementimi i Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, ku janë pranuar edhe kërkesat e para.
Përveç pagesës së rregullt mujore për këto pensione, gjithashtu, çdo muaj, në llogaritë e përfituesve do të dalë edhe nga një pension për të gjitha rastet e paraqitura dhe të aprovuara./Arbresh.info
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda