Për katër ditë rresht duke filluar nga sot, sheshi “Nënë Tereza” i Prishtinës do të jetë i mbushur edhe me dredhëza. Kjo, pasi që po shënohet java e këtij fruti.
Kultivues të shumtë të dredhëzës kanë zënë vend në të dyja anët e sheshit ku edhe po promovojnë produktet e tyre.
E sot, në vizitë u shkoi Ministria e Bujqësisë dhe drejtues të misionit USAID në Kosovë, të cilët janë edhe dy prej mbështetësve të këtij sektori.
Në fakt, USAID dhe Ministria e Bujqësisë e kanë bërë traditë që të shënojnë javën e dredhëzës dhe sot kjo javë po organizohet për herë të katërt.
Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, gjatë kësaj vizite foli për bashkëpunimin e mirë me USAID dhe tha se partneriteti i tyre është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.
“Ishte kënaqësi që bashkë me drejtorin e USAID-it në Kosovë ti vizitojmë këta prodhues të dredhëzave të vendit tonë për të shënuar edhe javën e dredhëzës që tashmë është bërë një eveniment publik, tradicional në bashkëpunim me USAID-in dhe Ministrinë e Bujqësisë. Është një moment për të festuar edhe këtë partneritet shumë të rëndësishëm që ne e kemi për zhvillimin e bujqësisë, në Kosovë, por edhe për të inkurajuar dhe mbështetur prodhuesit tonë të dredhëzës të cilët në vitet e fundit padyshim qe kanë arritur që edhe të shtojnë sipërfaqet edhe të rritin prodhimet te ndikojnë dukshëm ne rritjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik lokal”, tha Krasniqi.
Ndërsa James Hope Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë u shpreh shumë i lumtur që po mbahet java e dredhëzës në Kosovë.
Jam shumë i lumtur që jam këtu në mëngjes dhe që festojmë ditët e dredhëzës. Bujqësia është njëri nga sektorët më të rëndësishëm në Kosovë e zhvillon ekonomin, krijon vende të punës është diçka qe USAID-i e ka mbështetur gjatë viteve sidomos tani ne partneritetin tonë”, tha Hope.
Hope tha se sot, duke i provuar dredhëzat ka parë se kualiteti është i jashtëzakonshëm.
Dredhëzat e kultivuesve do të promovohen në sheshin “Nënë Tereza” deri më 31 maj të këtij viti, për gjithsej katër ditë. Një pako që peshon rreth 1 kilogramë kultivuesit e shesin për 1 euro, shumë më lirë se sa një e tillë mund të blihet në dyqane apo tregje të qytetit.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?