Google ADS

Fillon gjenerata e tretë e Akademisë Zhvillimore

09:58 | 7 Prill 2015
Arbresh.info

Instituti Riinvest sot organizon ceremoninë e hapjes së ciklit të ligjëratave të “Akademisë Zhvillimore II”.

Projekti i financuar nga zyra e BE-së dhe i implementuar nga Instituti Riinvest dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES), u mundëson zyrtarëve komunal të ndjekin 24 ligjërata përgjatë tre muajve organizativ, i cili do t’i certifikojë ata për aftësitë e fituara në zotërimin dhe përmirësimin kapaciteteve relevante në fushën e aplikimit për fonde e grante të BE-së.

Akademia Zhvillimore, është një ndër projektet e para në Kosovë që aftëson zyrtarët e vendit për të menaxhuar, aplikuar dhe implementuar metodat e zhvillimit strategjik të BE-së dhe instrumentet tjera relevante të zhvillimit.

Kjo Akademi Zhvillimore, si e tillë është një mjet shumë i rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal për zhvillim dhe pjesëmarrje pro-aktive në proceset e anëtarësimit të Kosovës në BE. Pjesëmarrësit e kësaj gjenerate janë 35 zyrtarë nga 8 komunat e rajonit të Prishtinës si dhe OJQ të ndryshme rajonale.

Në ceremoni do të marrin pjesë Udhëheqësi i Operacioneve në zyrën e BE-së, Christof Stock, drejtori i Institutit Riinvest z. Lumir Abdixhiku, kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës si z. Shpend A

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme