Fillon asfaltimi i dy rrugëve në Kaçanik

14:14 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Kanë filluar sot punimet për asfaltimin e dy rrugëve në komunën e Kaçanikut, projekte këto të financuara nga Ministria e Infrastrukturës.

Me këtë rast, ministri Zharku së bashku zëvendësministrat Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota dhe me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi morën pjesë në fillim e punimeve të këtyre projekteve infrastrukturore.

Ministri Zharku i përgëzoi qytetarët për këto projekte dhe ritheksoi edhe njëherë përkushtimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të zbatojë Memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në mes të MI dhe Komunës së Kaçanikut për realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në qytetin e Kaçanikut dhe vendbanimet e kësaj komune, bën të ditur MI përmes një komunikate për media.

“Sipas projektit, rruga “Hamëz Jashari” do të ketë gjatësinë 2284.4 metra, gjerësi 5 metra, ndërsa kosto e këtij projekti kap vlerën prej 389,781.55 euro”, theksohet në komunikatë.

Ndërkaq rruga në lagjen “Luzha” në fshatin Begracë të Kaçanikut do jetë e gjatë 8177.7 metra, e gjerë 5 metra dhe vlera e ndërtimit të saj kap shumën prej 346,464.26 eurosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme