Fillon aktivitetin Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive

07:10 | 26 Prill 2016
Arbresh.info

Ambasadori i ShBA-ve në Republikën e Kosovës Greg Delawie, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Kryeministri, Isa Mustafa, Ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Veits, dhe Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës Bedri Hamza, do të flasë me rastin e nisjes së Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive (FKGK).

Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive (FKGK) është një institucion vendor i pavarur dhe i qëndrueshëm, i cili do t’u lëshojë garanci të pjesërishme të kredive institucioneve financiare, duke rritur në këtë mënyrë qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të) në Kosovë.

Agjencioni i Sh.B.A.-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në partneritet me Qeverinë e Kosovës dhe donatorët tjerë, ka nisur themelimin e këtij institucioni me qëllim të lehtësimit të rritjes së kredidhënies për bizneset në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme