Pasi që jemi në kohën e pjekjes së drithërave të bardha dhe nisur nga rëndësia që ka procesi i korrje shirjeve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim edhe me palët e tjera që ndërlidhen me këtë proces, ka filluar me parapërgatitjet e fushatës së korrje shirjeve për vitin 2018.
Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve, MBPZHR me datë 18 qershor ka mbajtur takimin e përbashkët me përfaqësues të Drejtorive Komunale për Bujqësi, përfaqësuesve të Shoqatës së Prodhuesve të Grurit dhe përfaqësuesve të Shoqatës së Mullisëve.
Bazuar në statistikat e grumbulluara nga terreni, konstatohet se gjendja e sipërfaqeve të mbjella me drithëra të bardha e në veçanti me grurë është e kënaqshme dhe nga 74,313 ha sipërfaqe, pritet rendiment mesatar rreth 4000 kg/ha.
Procesi i korrje shirjeve pritet të filloj në ditët e fundit të muajit qershor ose në fillim të muajit korrik, varësisht prej kushteve klimatike që do të mbizotërojnë ditëve në vijim.
Në gjithë territorin e vendit me drithëra të bardha këtë vit janë mbjellë dhe pritet të korren 83,155 ha tokë bujqësore, ndërsa numri i autokombajnave të cilat janë në dispozicion dhe pritet që të angazhohen në fushatën e korrje shirjeve është 1400./Arbresh.info
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?