Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar fshatin Lluzhan ku ka filluar ndërtimi i objektit të gjendjes civile.
Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Administratës, Fatmir Gashi, vizituan fshatin Lluzhan për të parë nga afër punimet në ndërtimine e objektit të ri të gjendjes civile.
Me këtë rast kryetari Veliu tha se me ndërtimin e këtij objekti, banorët e Lluzhanit dhe të disa fshatrave përreth më nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në Podujevë për të marrë shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me dokumente të gjendjes civile.
“Me ndërtimin e këtij objekti Komuna po kompleton ofrimin e shërbimeve administrative të gjendjes civile në teren”, tha kryetari Veliu.
Ndërtimi i këtij objekti pritet të përfundojë brenda një kohe të shkurtër dhe të bëhet funksional gjatë këtij viti.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...