Google ADS

Festat e fundvitit sollën rritje të çmimeve në Kosovë

10:41 | 31 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Festat e fundvitit janë afruar e bashkë me të janë rritur edhe çmimet e produkteve.

Krahasuar me shtetet e tjera të botës ku çmimet e produkteve bien diku 50 ose 70 për qind këtë të mirë nuk e gëzojnë edhe qytetarët e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Qytetarët po ankohen se janë rritur çmimet bazë duke përfshirë edhe produktet elementare për 20 ose 25 për qind më shumë gjatë fundvitit.

Arbresh.info ka qëndruar një ditë në Tregun e Gjelbër të Prishtinës ku ka parë nga afër çmimet e produkteve elementare dhe ka intervistuar shitësit dhe blerësit në këtë treg.

Njëri nga shitësit në Tregun  e Gjelbër të Prishtinës ka thënë se është e vërtetë që janë rritur çmimet e produkteve të pemëve diku nga 10 deri në 20 cent.

Eksperti i ekonomisë, Musa Limani në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se çmimet rriten në bazë të situatës në treg dhe sipas ofertës dhe kërkesës.

“Çmimet rriten në bazë të situatës në treg sipas ofertës dhe kërkesës, ka inflacion, por nuk është aq i madh”, tha Limani.

Sipas tij çmimet momentalisht duhet të llogariten në bazë të ecurive.

Ndërsa ai shtoi se ngritja e çmimeve nuk është statike por ka karakter dinamik./B.Agushi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme