Google ADS

“Ferronikeli” drejt falimentimit (Foto)

12:31 | 30 Mars 2016
Arbresh.info
Fabrika “Ferronikeli” në Drenas, ka marrë vendim që të përgjysmojë rrogat dhe orarin e punëtorëve.
Ky vendim i Bordit të Aksionarëve, është bërë i ditur nga Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të fabrikës, shkruan lajmi.net

“Të ndërpritet prodhimi prej 01.04.2016, për kohë të pacaktuar; Punëtorët të punojnë 50% të orarit të punës; Pagat të zbriten 50%”, thuhet në njoftim.

Sindikata i ka hedhur posht këto vendime.

“Menjëherë pas kësaj, u takua Kryesia e Sindikatës e cila unanimisht hedhi poshtë vendimet e Aksionarëve dhe thirri mbledhjen e Kuvendit të Sindikatës ku do të dilet me qëndrime dhe hapa të mëtejmë”, bëhet e ditur në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme