Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë (FSSHC), pas sinjalit nga udhëheqës të institucioneve qeveritare, respektivisht të Ministrisë së Financave dhe Transfereve për mundësinë e uljes së pagave të shërbyesve civilë nga qeveria për shkak të pandemisë COVID-19, kërkon që shërbyesit civilë të trajtohen me dinjitet dhe të mos dëmtohen financiarisht.
FSSHC thotë se të mos merret asnjë veprim që dëmton mirëqenien ekonomike të shërbyesve civilë.
“Për këtë ua bëjmë me dije vendimmarrësve se shërbyesit civilë edhe ashtu janë të diskriminuar në paga në raport me disa institucione tjera, që marrin mjetet financiare nga buxheti i Kosovës. Andaj kërkojmë të mos merret asnjë veprim që dëmton mirëqenien ekonomike të shërbyesve civilë, sepse do të ketë reflektime me veprime sindikale”, thuhet në reagim.
Në fund, sindikata thotë se, janë të padrejta dhe të papranueshme vendimet që prekin interesin e shërbyesve civilë.
“FSSHC-ja i konsideron të padrejta dhe si të tilla të papranueshme vendimet që prekin interesin e shërbyesve civilë. FSSHC-ja do të jetë gjithherë e përkushtuar për avancimin e pozitës dhe mbrojtjen e të drejtave të shërbyesve civilë në institucionet e Republikës së Kosovës, duke bashkëpunuar me të gjithë mekanizmat institucionalë dhe shoqërorë”, përfundon reagimi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...