Fadil Berjani është rizgjedhur kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi, shkruan arbresh.info.
“Sot, me datë 28 qershor 2022, është mbajtur mbledhja e Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL” për të zgjedhur organet drejtuese të kësaj shoqate për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar. Procesi zgjedhor me votim të fshehtë për zgjedhjen e organeve drejtuese të Shoqatës, rezultojë me ri-zgjedhjen e Fadil Berjanit si kryetar i kësaj Shoqate për të tretën herë radhazi, thuhet në njoftim.
Kompanitë anëtare të kësaj shoqate, me shumicë votash përkrahën punën e Berjanit gjatë viteve që lamë pas duke i’a besuar udhëheqjen e “SHQNGL” edhe për 4 vitet e ardhshme.
Gjithashtu, gjatë mbledhjes së sotme u nominuan edhe tre anëtarë të tjerë të shoqatës për përfaqësim në organet drejtuese të Odës Ekonomike të Kosovës”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...