Ndërtimi i fabrikës së riciklimit të mbeturinave për prodhimin e energjisë elektrike nuk sjellë dëme anësore sa i përket mjedisit, ndërsa do të punësojë rreth 600 punëtorë.
Kështu u tha gjatë debatit publik të organizuar nga komuna e Mitrovicës, lidhur me raportin e ndikimit të fabrikës së riciklimit të mbeturinave për prodhimin e energjisë elektrike dhe Bio-dizellit “Green 3 Power ” të hënën në Mitrovicë.
Pronari i kompanisë amerikano-suedeze “Green 3 Power ”, Tom Roberts, tha veç tjerash se nga kjo fabrikë parashihet të shiten rreth 400 mijë litra të dizellit, që do të mjaftonte funksionimin e plotë produktiv të kësaj fabrike dhe realizimin e synimeve të saj.
Ai ka folur po ashtu edhe për infrastrukturën, për të cilën tha se në bazë të përvojës së deritashme, do të merren të gjitha masat për parandalimin e ndotjes së ambientit dhe ruajtjes së shëndetit të qytetarëve në përgjithësi.
Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri dhe nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura, kanë kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që sa më parë të lëshohen certifikatat e nevojshme dhe puna të nis menjëherë.
Ata premtuan se në këtë fabrikë pritet të punësohen rreth 600 punëtorë, duke përfshirë këtu edhe 220 punëtorët që aktualisht janë pjesë e kompanisë Uniteti, e cila bënë grumbullimin e mbeturinave në rajonin e Mitrovicës.
Kompania “Green 3 Power” e cila është zotuar se do të investojë një shumë të konsiderueshme në riciklimin e mbeturinave si dhe prodhimin e energjisë elektrike, ka lidhur kontratë me komunën e Mitrovicës mbi shfrytëzimin e pronës komunale për 99 vite dhe pritet të ndërtohet në zonën e lirë ekonomike në fshatin Frashër të Mitrovicës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...