Google ADS

Fabrika e ujit në Shkabaj fillon lëshimin e ujit në nëntor

13:40 | 25 Shkurt 2016
Arbresh.info

Që nga nëntori i këtij viti qytetarët e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit do të kenë ujë cilësor dhe pa ndërprerje.

Kështu u tha në një konferencë për media, të organizuar nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, në fabrikën e ujit, e cila është duke u ndërtuar në Shkabaj.

Kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Gjelosh Vataj, tha se punimet do të përfundojnë në shtator të këtij viti, ndërsa uji për qytetarë do të fillojë të lëshohet në muajin nëntor.

Në lidhje me mundësitë e rrezikimit të këtij projekti Vataj tha se tani më ky projekt është në atë fazë që nuk mund të rrezikohet.

Ndërsa, përfaqësuesi i kompanisë kontraktuese “Strabag”, Kristian Messenger në këtë projekt, tha se nuk ka asnjë lloj kushtëzimi nga KUR “Prishtina”, kështu duke i hedhur poshtë spekulimet për ndonjë kushtëzim të mundshëm. Ai shtoi se edhe fjalët për ndonjë marrëdhënie me kompaninë “Lahu” janë të pavërteta, pasi sipas tij, kompania “Strabag” dhe “Lahu” nuk kanë asnjë rapo rt mes vete.

Në lidhje me ndikimet që mund të ketë KUR”Prishtina” në zgjedhjen e kontraktorëve Ilir Trebenicka, nga “Strabag” tha se si kompaniaka detyrë që projektin ta prezantojnë te inxhinierët.

​Fabrika e ujit në Shkabaj fillon lëshimin e ujit në nëntor

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme