Shteti jonë ka edhe një mundësi për të marrë rolin që i takon për prodhimin e energjisë dhe sigurinë e furnizimit me energji të vetvetes dhe Evropës Juglindore.
Konferenca tradicionale “Energy Market South East Europe 2015” e cila organizohet nga kompania ‘evroenergie’ do të mbahet në datat 15 dhe 16 të këtij muaji, për të katërtin vit me radhë do të sjell kompani të mëdha në vendin tonë.
Ndër kompanitë pjesëmarrëse është edhe kompania e madhe gjermane, një gjigant i ndërtimit të termocentraleve në mbarë botën, “Bilfinger”. Kjo kompani tashmë po vjen në Kosovë për të disatën herë, e cila ka bërë projekt për zbutjen e sigurisë së furnizimit me energji përmes rindërtimit të termoncentralit Kosova A, i cili është njohur tanimë edhe për opinionin e gjerë. Këtë projekt e mbështeti edhe kancelaria gjermane Angelika Merkel me rastin e vizitës së kryeministrit Isa Mustafa në Gjermani.
Sipas këtij projekti, termocentrali i ri do të ketë teknologjinë më të fundit dhe do të ketë parametra ekologjik më të mirë se sa që kërkohen me standardet e EU-së me 2025.
Interesimin e kësaj kompanie e sheh shumë të rëndësishëm dhe si shans të madh për Kosovën drejtori i kompanisë ‘evroenergie’, Hamdi Malushaj i cili është edhe organizatori i kësaj konference. Malushaj, në një intervistë thotë se Kosova është në një situatë të rëndë energjetike.
Thotë se rindërtimi i termocentralit Kosova A është shpëtim ndërsa rrënimi i tij, do të sillte situatë të rëndë energjetike që do të ndikonte në rritjen e çmimit të energjisë elektrike, rrjedhimisht, do të ketë ngecje të zhvillimit ekonomik që sipas Malushajt, do të ishte e papërballueshme për qytetarin e Kosovës.
Malushaj thekson se, në bazë të këtij projekti ky termocentral do të ketë 30 vjet jetë, 25 vite garancion dhe do të jetë aset i popullit apo i shtetit të Kosovës.
“Jemi zvarritur me termocentralin Kosova e Re. Kemi pasur lloj lloj tregimi për të. Tash ka ardhë momenti ku është e vetmja shans për rindërtimin e Termocentralit Kosova A. Pse rindërtimi i Termocentralit Kosova A, i cili do të ndikonte shumë në këtë gropë energjetike. Atëherë do të thotë se Kosova A, është shtëpia e re në trull të vjetër për një çmim për gjysmë më lirë. D.m.th paguhet për gjysmë se infrastruktura është e shtrejntë…… pse kish mujt me u bo ky termocentral, sepse e ndërton vetveten. Gjithmonë tre blloqe punojnë për një dhe kjo do të thotë se janë 70 përqind të të ardhurave për ndërtimin e termocentralit. 30 përqind ish dashtë të sigurohen nga Qeveria, që i kanë mundësitë prej fondeve për zhvillimin e Kosovës, ose kredi prej bankave të cilat janë të gatshme me e dhënë këtë kredi. Pse janë të gatshme . Sepse është një projekt rentabil edhe treguesit janë se ky gjithqysh nuk është një projekt falimentues dhe problem me e kthye”, thotë Malushaj.
Drejtori i kompanisë ‘evroenergie’ jep edhe detaje të tjera rreth rindërtimit të këtij termocentrali. Ai thotë se Qeveria e Kosovës nuk do të kishte nevojë të merrej me kthimin e mjeteve pasi që, sipas tij,vetë termocentrali gjatë fazës së rindërtimit do të gjeneronte70 % të mjeteve ndërsa 30% përmes kredive të volitshme dhe kjo do të sillte zhvillim të madh ekonomik. Malushaj thotë se motorr i zhvillimit ekonomik është energjia.
“Është shumë projekt konkret dhe është shpëtues. Tonë në matematik ‘nukështë një zgjidhje, por është e vetmja zgjidhje’. Në sistemin e ekuac ionit ku ka vetëm një zgjidhje, atëherë duhet të jemi të mençur dhe ta shfrytëzojmë vetë atë zgjidhje. Projekti ‘Bilfinger’ është një projekt që rrinë në tavolinë dhe pret dritën e gjelbër për fillimin e tij dhe është shpëtim për sektorin e energjisë. Sepse, mundësitë tona dhe fuqitë tona edhe kompania ‘Bilfinger’ do të përfitonte nga ky projekt. Nuk ka ndihma. Po Kosova do të fitonte shumë fish. Sepse pas 6 viteve do ta ketë një termocentral pothuajse me këtë gjendje çfarë e ka, vetëm më e pasur me 815 megavat. Vetë pozita edhe fuqia jonë do të shfrytëzohej që me ardhë deri tek një termocentral i tillë. Nuk ka dilemë që kjo është e mundshme dhe kush nuk e beson, ne e kemi mundësinë me ja shpjegue pikë për pikë. Mos të kemi më dilemë”, thotë Malushaj.
Në këtë konferencë do të ketë përfaqësues të kompanive të fuqishme të sektorit të energjisë në Evropë dhe ekspert me renome botëror e. Ata, do të trajtojnë situatën e tanishme të tregut të energjisë në Evropën Juglindore.
Sektori i energjisë së Evropës Juglindore është qelës për rritje ekonomike edhe hapë rrugën për integrim në Bashkimin Evropian. Me këtë rast, në këtë konferencë, pos trajtimit të problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohet ky treg, si dhe kërkimit të zgjidhjeve të përbashkëta, pjesëmarrësit kanë mundësi të njihen edhe me potencialet që ka Kosova dhe regjioni për të investuar.
Objektivi kryesor i saj mbetet që në një vend – në një sallë të jenë së bashku të gjithë akterët që ndërlidhën me energjinë në rajon dhe tregun e energjisë dhe pse jo edhe të investojnë në Kosovë duke ditur potencialet e mëdha energjetike që ka vendi.
Për këtë fol Arta Shehu, e cila është menaxhere e konferencës “Energy Market South East Europe 2015”.
“Në fakt në 2012 kur ka fillu ky projekt ka qenë shumë i vogël. Ne e kemi zhvilluar një konferencë mjaftë të madhe brenda katër viteve. Ka qenë në fillim një mbështetje e ADA, ata e kanë pas qëllim me e pas një konferencë ku munden me përfitu akterë të ndryshëm për sektorin e energjisë. Ne e kemi bo regjionale konferencën. Në vitin e parë kanë qenë vetëm me prezantime. atëherë vitin e dytë, të tretin dhe tash për të katërtën herë jemi duke e përcjellë me një panair ku do të ketë disa kompani mundësinë me i prezantu shërbimet dhe produktet e tyre. Ideja është me e bo një konferencë të nivelit të lartë kualitative, që sa herë të përmendet energjia apo strategjia e energjisë për regjionin, të përmendet Kosova si vendi ku takohen akterët, kompanitë e mëdha për regjionin. Duke marrë parasysh edhe pozitën gjeografike të Kosovës?. Është vend në qendër të Evropës juglindore, me u taku këtu edhe me bisedu për temat e ndryshme të cilat i interesojnë regjionit për momentin”, thotë Arta.
Kjo konferencë do të shoqërohet edhe me një panair. Vjosa Kupina, menaxhere e konferencës, na shpjegon rreth rëndësisë së këtij panairi dhe kompanive të mëdha që do të jenë prezente. Edhe këtë vit kjo konferencë do të mbështetet nga partner të shumtë, ndërsa partner ekskluziv do të jetë fondacioni gjerman Konrad Adenauer Stiftung.
“Në kuadër të konferencës do të mbahet edhe një panair shoqërues. Këtë panair ekspozuesve përkatësisht sponsorëve në një ambient ekskluziv ju ofrohen mundësi të shumta për t’u pozicionuar në tregun e Evropës Juglindore. Po ashtu pjesëmarrësit do të kenë mundë si të krijojnë kontakte të reja…….dhe të zhvillojnë edhe më tej rrjetin e tyre dhe audiencën. Konkretisht pjesëmarrësit do të kenë rastin të takohen me përfaqësuesit e kompanive të fuqishme evropiane dhe rajonale të sektorit energjetik siç janë: SIV AG, ‘Bilfinger’, Kisters, iceBaum dhe shumë të tjerë”, ka thënë Kupina.
‘Evroenergie’ është kompani gjermano – kosovare, e cila ka filluar punën në Kosovë para më shumë se katër viteve. Me kontributin e drejtorit të dytë të evroenergie, Bashkim Malushaj, i cili me sukses udhëheqë projekte për kompani të mëdha energjetike në Gjermani, kjo firmë është pjesë e një grupi të kompanive gjermane me seli në Berlin dhe punën e saj e zhvillon në projekte të ndryshme të mbështetura në tri shtylla.
Shtylla e parë është “Këshill dhënie për sektorin e energjisë” përmes studimeve dhe analizave në të gjitha fushat për Kosovë dhe regjion. Shtyllë e dytë janë shërbimet për proceset operative në sektorin e energjisë të bartura nga Gjermania në Kosovë. Sipas udhëheqësit të kompanisë, këto shërbime janë të bazuara në potencialin e madh që ka rinia e Kosovës e cila është e shkëlqyeshme për tregun gjermano folës. Ndërsa shtylla e tretë është organizimi i konferencës për Evropën Juglindore.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...