Euro prek nivelet më të ulëta në histori

16:37 | 24 Qershor 2017
Arbresh.info

Monedha e përbashkët europiane ka arritur në rekordet më të ulëta historike në 10 vitet e fundit. 1 euro këmbehet në tregun valutor shqiptar me 132.2 lekë, duke përshpejtuar rënien e vetëm gjatë javës së fundit me 15%.

Por e kundërta po ndodh në tregjet ndërkombëtare ku euro nuk ka ndryshuar pozicion përballë monedhave të tjera. Ardian Civici, ekspert i ekonomisë, thotë se arsyet e forcimit të lekut lidhen me shkaqe të brendshme.

Zhvlerësimi i monedhës europiane mendohet se mund të vazhdojë gjatë gjithë sezonit të verës për shkak të rritjes së kërkesës për lekun nga turistët, por ekspertët parashikojnë një rikthim të saj në nivelet e mëparshme gjatë muajit shtator.

Forcimi i lekut do të sjellë çmime më të lira për shportën e ushqimeve, ulje të kësteve të kredisë në euro dhe pushime më pak të shtrenjta se një vit më parë për ata që udhëtojnë jashtë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme