Komiteti i Grave Lidere i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) zgjodhi Erëza Velan si kryesuese të Komitetit. Komiteti ka për qëllim t’u mundësojë grave lidere të anëtarëve një vend për adresimin e çështjeve specifike me të cilat përballen ato, ose shkëmbimin e ideve dhe përvojave, si dhe për të shërbyer si kampione të promovimit të grave në angazhimet afariste, të cilat do të ndihmonin në pëmirësimin e strukturës gjinore afariste në Kosovë.
Erëza Vela është ndërmarrëse e suksesshme e cila punëson 20 persona në kompaninë e saj të marketingut \”RedMill Agency\” pjesë e të cilit ka qenë edhe emisioni i njohur televiziv për ekonomi, “Ekonomia me Erëzën” të cilin ajo e zhvilloi për 3 vite në televizione kombëtare.
Vela njihet si avokuese e fuqizimit ekonomik të gruas, me ç’rast ka zhvilluar edhe platformën për fuqizimin ekonomik të grave.
Erëza ka të përfunduara studimet në biznes dhe ekonomi.
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër