Google ADS

Emërimet politike rrezikojnë 25 milionë eurot e BE-së

07:01 | 15 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në dhjetor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian (BE) e nënshkruan një marrëveshje për reforma sektoriale në administratën publike.

BE-ja u zotua se në këtë proces do ta ndihmojë Kosovën me 25 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri“.

Prej tyre 22 milionë euro mbështetje direkte buxhetore dhe 3 milionë euro tjera asistencë teknike.

Megjithatë, emërimet e fundit politike dhe pa kurrfarë kriteresh nëpër bordet e ndërmarrjeve publike nga Qeveria e Kosovës e kanë vënë seriozisht në pikëpyetje derdhjen e këtyre mjeteve në buxhetin e Kosovës.

Vetëm muajin e fundit Qeveria bëri dy emërime politike në kundërshtim me ligjin.

Siç është rasti me sekretarin e përgjithshëm në MTI Burim Rrecajn dhe emërimin e ish-kreut të OVL-ve të UÇK-së Muharrem Xhemajlit në “Ibër-Lepenc”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme