Google ADS

Eksporti i Kosovës i rikthehet normalitetit, rritja e rasteve me Covid 19 mund ta ‘godasë’ përsëri

09:07 | 8 Korrik 2020
Arbresh.info

Në muajin mars kur edhe u identifikuan rastet e para me Covid 19 në Kosovë, veç tjerash ‘goditje’ pësoi edhe ekonomia e vendit.

Eksporti i produkteve kosovare shënoi rënie për rreth  pesë milionë euro, shkruan arbresh.info.

Në të dhënat e Doganës së Kosovës për eksportin e vitit 2020, thuhet se gjatë muajt shkurt, kosovarët eksportuan produkte në vlerë afër 33 milionë euro. Por, një muaj më pas kjo vlerë ra në 28 milionë euro.

Saktësisht gjatë shkurtit të këtij viti, vlera e mallrave kosovare të eksportuara ishte 32 milionë euro e 967 mijë euro ndërsa në muajin mars ra në 28 milionë e 547 mijë euro.

Vlera të ngjashme kishte edhe një muaj më pas, në prill.

Kosova eksportoi mallra në vlerë 29 milionë e 939 mijë euro.

Rikthim të eksportit parti në muajin maj, vlera e eksportit arriti në 35 milionë e 501 mijë euro. Ndërsa në muajin qershor kjo vlerë kaloi 40 milionë euro ose saktësisht 41 milionë e 546 mijë euro.

Këto shifra për arbresh.info i ka komentuar edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini. Ai ka thënë se eksporti i Kosovës ka qenë i ulët edhe gjatë viteve të kaluara.

Ai ka shtuar rritja e eksportit pas rënië për shkak të pandemisë Covid 19 është dhënjë pozitive.

“Eksporti i produkteve kosovare është mese i nevojshëm për të importuar para të gatshme, por kjo vazhdimisht ka qenë e vogël dhe së fundi gjatë kohës së pandemisë kemi pasur shifra të rënie së importit dhe eksportit. Së fundi ka shenja pozitive që ka filluar të rritet eksporti dhe ky është lajm i mirë për vendin në këtë kohë por eksporti i Kosovës kryesisht është mbetjet ndërsa produktet finale e përbëjnë përqindjen më të ulët. Mbetjet janë të mira por nuk kanë gjeneruar të hyra të mëdha dhe hapje të vendeve të reja të punës”, ka thënë ai.

I pari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) ka thënë gjithashtu se rritja e numrit të rasteve me Covid ditëve të fundit mund të ndikoj edhe në eksport.

“Për fat të keq numri i rasteve me Covid 19 është në rritje, është paralajmëruar edhe faza e dytë me koronavirus por duket se te ne është rikthyer edhe më herët dhe kemi numër të rritje e kjo mund të ndikoj në eksport. Edhe kufizimet me disa shtete e kanë ndikimin e tij në konsum dhe kjo pritet të jetë edhe një ‘goditje’ për ekonominë. Ne mendojmë se këto masa është dashur të merre por mbi të gjitha duhet të rritet vetëdija jonë e përgjithshme për t’i përmbajtur masat”, ka thënë ai.

Shahini ka kritikuar edhe ndarjen e pakos emergjente financiare.

“Iniciativat e prodhueseve vendor edhe të bizneseve të ndryshme për të rimëkëmbë ekonominë janë më të mëdha sesa të vet institucioneve shtetërore, edhe pako e rimëkëmbjes as 10% nuk është implimentuar deri më sot, nuk ka pas qoftë edhe mbështetje direke të bizneseve prodhuese të cilat mund të jenë ringjallje për vendim prandaj të gjitha iniciativat më shumë janë individuale, biznesore sesa të mbështetura nga Institucionet”, ka thënë ai.

Dogana e Kosovës pak ditë para rasteve të para me Covid 19 ka deklaruar se ka rritur të hyrat për buxhetin e Kosovës për 11% më shumë se periudha paraprake.

Sipas të njëjtin njoftim thuhej gjithashtu se që për herëve të parë nga themeli i Doganës gjatë muajit mars janë grumbulluar rreth 170  milion euro.

“Dogana ka arritur të rrit të hyrat për buxhetin e Kosovës për 11% më shumë se periudha paraprake.  Për herë të parë që nga themelimi i Doganës janë grumbulluar rreth 170  milion euro në fillim të muajit mars. Pra kjo paraqet një të arritur të konsiderueshme. Krahasimi me vitin 2019 tregon qartazi se trendi i të hyrave është në rritje”, thuhet në njoftim.

E një vit më herët, në muajin mars kishte mbledhur 150 milionë euro.

“Gjatë vitit të kaluar Dogana kishte mbledhë rreth 150 milion euro derisa këtë vit po në të njëjtën periudhë kemi arritur të mbledhim rreth 170 milion që paraqet rritje prej 20 milion euro më shumë apo 11 % më shumë”, thuhej më tej në postim”, thuhej më tej në njoftimin e Doganës së Kosovës./arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme