Ekspertët e ekonomisë i bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes se ku po i dërgojnë të hollat e tyre, ngase mundësia e keqpërdorimit është e madhe.
Ata kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve ndaj keqpërdorimeve që mund të ndodhin me të hollat e kosovarëve, ngase mund të ketë persona që i kërkojnë për përfitime personale.
Eksperti i ekonomisë Lulzim Beqiri, në një prononcim të dhënë për arbresh.info, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës dihet të kenë kujdes se ku po i dërgojnë të hollat ngase mundësia e keqpërdorimeve është e madhe në kësi lloj situatash
“Tërmeti që goditi Shqipërinë natën e 26 nëntorit ka prekur thellësisht çdo qytetar të Kosovës, ka një angazhim të paparë ndonjëherë për t’i dal ne ndihme vëllezërve nga Shqipëria, personalisht kam taku pensionist familje, gra e burra duke kërkuar vend për t’i deponuar parat e tyre për ti ndihmuar zonat e prekura, mirëpo dua te tërheqë vërejtjen se mundësia e keqpërdorimit është e madhe”, deklaroi Beqiri.
Ai më tutje duke i bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të hollat e tyre t’i dërgojnë në llogaritë që i ka hapur qeveria e Shqipërisë enkas për këtë tragjedi, kurse ftoi Policinë e Kosovës t’i monitorojë këto aksione ngase mundësia e mashtrimeve është e madhe
“U bëj thirrje qytetareve të Kosovës të jenë vigjilent ku i dorëzojnë paratë e tyre. Siç dihet qeveria e Shqipërisë ka hap llogari bankare enkas për situatën e krijuar, prandaj duhet te gjenden kanalet zyrtare te dhurimit sepse ka mundësi manipulimi. Thërras edhe policinë e Kosovës te jetë monitoruese e aksionit te madh sepse mundësia e mashtrimit është e madhe nga matrapaz qe lehtësisht shfrytëzojnë situatën e ndjeshme dhe keqpërdorin vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, deklaroi eksperti Beqiri.
Edhe eksperti ekonomik, Mustafë Kadriaj në një përgjigje të dhënë për arbresh.info vlerëson se qytetarët duhet t’i dërgojnë të hollat në llogaritë bankare të hapura nga qeveria e Shqipërisë.
Së pari është për tu përgëzuar iniciativa dhe vullneti nga ana e Kosovës. Ndërsa për administrim vlerësoj që ndihma me të mira materiale potencialisht do të shkojnë tek te mbijetuarit dhe për nevoja te tyre. Ndihmat financiare parimisht duhet te deponohen ne llogari bankare ne emër te fondit për ndihma duke i administruar ne nivel qeveritar nga ana e Shqipërisë sepse ata e dinë me mirë nevojat pa e menduar edhe anën e errët qe mundet me u keqpërdor por për siguri datë ishte mirë një komision ne nivel kombëtar qe gjasat për keqpërdorim te jen mete vogla”, tha Kadriaj.
Një tërmet në madhësi prej 6.3 ballësh ka goditur dje shtetin shqiptar e cila si pasojë mori jetën e dhjetëra qytetarëve si dhe la të plagosur qindra të tjerë.
Që nga momentet e para të kësaj tragjedie, qindra kosovarë filluan të mobilizohen për të dërguar ndihma dhe mjete financiare në Shqipëri. Nga ana tjetër deri më tani shumë organizata jo-qeveritare kanë publikuar në rrjete sociale numra të xhirollogarive, përmes të cilëve po kërkojnë të holla për të dërguar në Shqipëri./A.Begolli/arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...