Google ADS

Ekonomisti: Kritikat ndaj diasporës duhet të largohen si sekrecioni nga hunda

08:27 | 29 Dhjetor 2020
arbresh.info

Ekonomisti, Mustafë Kadrijaj, shprehet kundër disa përqeshjeve për diasporën.

Ai thotë se një shqiptar që ka përjetuar kohën e para luftës dhe mbas luftës mund të kujton kontributin e pa kursyer  të diasporës.

“Vlerësoj që si shoqëri duhet injoruar për faktin që lloj i tillë nuk përfaqëson askënd  dhe duhet larguar sikurse sekrecioni nga hunda. Pra lloji i tillë mund të jetë naiv ekstrem apo mund t’i jetë fshirë memoria dhe e fundit t’i bëj ADN vetvetes për faktin që një shqiptar që ka përjetuar kohën e para luftës dhe mbas luftës mund të kujton kontributin e pa kursyer  të diasporës. Nëse profili i tillë i ironizon që ju ktheni në Kosove për t’i rregulluar dhëmbët e të ngjashme, çka ka të keqe?  Përkundrazi kursen parat e tyre që i kanë fituar me djerës njehërit kontribuojnë në ekonominë e vendit që ka shumë nevojë. Pra, pa humbur kohë me njerëz tillë, diaspora ka dhënë provat që është promotorë i rezistencës paqësore duke mbajtur arsimin gjallë gjatë viteve 90-ta si dhe përkrahjen e luftës si me mjete dhe me djemtë më  të mirë, duke prishur rehatin për t’ju përgjigjur atdheut”, thotë ai.

Kadrijaj vlerëson se, duhet të ju kujtojmë njerëzve që kritikojnë diasporën se largimi nga Kosova nuk ka qene nga dëshira por nga kushtet e pafavorshme politike dhe ekonomike.

“Po ashtu edhe kontributi i mbas luftës në rindërtimin e vendit është jashtëzakonisht i madh si dhe  rritjen e fuqisë blerëse ku çdo biznes bënë plane në kohen e pushimeve të diasporës. Pra edhe tani kur flasim përkundër pandemisë remitancat nuk kanë të ndalur. E aq me shumë vrulli diasporës për të kaluar pushimet në vendlindje nuk ka të ndalur përkundër torturës psikike në kufijtë gjatë ardhjes në Kosovë. Për fund duhet të ju kujtojmë tipave të tillë që largimi nga Kosova nuk ka qene nga dëshira por nga kushtet e pafavorshme politike dhe ekonomike duke e privuar  veten nga shkollimi njehërit edhe fëmijët e tyre dhe këtu nuk ka vend për injorim por për shqetësim dhe obligim që duhet të jemi të gatshëm për të përkrahur diasporën si institucione në ruajtën e Gjuhës Shqipe. Për fund nuk është me patjetër me rendit diploma por me jetu me nder, e diaspora është nderi dhe krenaria jonë”, pohoi ai./A.Zeka/arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme