Drejtori ekzekutiv i Institutit RIINVEST, Alban Hashani në një intervistë për Telegrafin ka treguar pasojat ekonomike që mund të ketë vendi pas pandemisë së COVID-19.
Sipas tij, këto pasoja do të vërehen edhe në ekonominë e Kosovës dhe do të ketë rënie të kërkesës si pasojë e uljes së të hyrave për familjet, po ashtu do të ulen investimet në sektorët e prodhimit dhe ndërtimtarisë dhe do të ulen të hyrat nga dërgesat e diasporës që janë një burim i rëndësishëm i financimit në Kosovë.
Hashani thotë se nëse pandemia përfundohet në muajt e parë të verës, atëherë pritjet janë që pasojat mund të rikuperohen deri në fund të vitit vijues. Nëse kriza si pasojë e pandemisë zgjatë më shumë, sipas tij, atëherë duhet të jemi të përgatitur që rikuperimi i efekteve të pandemisë do të zgjatë me vite.
Drejtori i RIINVEST-it thotë së Qeveria e Kosovës duhet të krijojë një rrjet sigurie për kategoritë më të prekura nga pandemia.
Hashani: Pritjet janë që ekonomia e Kosovës do të ketë rënie domethënëse ekonomike si pasojë e pandemisë. Sipas një vlerësimi të BQK-së, ekonomia e Kosovës do të pësoj rënie ndërmjet dy deri në katër përqind. Kjo është një rënie e madhe kur kemi parasysh edhe faktin se projeksionet e Bankës Botërore në fillim të këtij viti për rritjen ekonomike të Kosovës ishin se do të këtë rritje prej katër përqind. Pra kalimi nga një situatë ku kishim projeksion për një normë solide të rritjes në një recesion ngritë shqetësimet e veta.
Hashani: Mendoj se pasojat e pandemisë do të manifestohen në ekonomi të Kosovës përmes disa kanaleve. E para do të ketë rënie të kërkesës si pasojë e uljes së të hyrave për familjet. Së dyti, do të ulen investimet në sektorët e prodhimit dhe ndërtimtarisë. Dhe së treti, do të ulën të hyrat nga dërgesat e diasporës që janë një burim i rëndësishëm i financimit në Kosovë. Së fundi, si rrjedhojë e uljes së kërkesës do të ulet edhe importi e për pasojë do të ulet edhe niveli i të hyrave për buxhetin e Kosovës, kur kemi parasysh se pjesa dërmuese e të hyrave në buxhet vjen nga doganat.
Hashani: Mendoj se është një hap i mirë drejt lehtësimit të pasojave të krizës. Megjithatë, qytetarët duhet të kenë parasysh se me këtë krizë nuk mund të përballet vetëm qeveria. Kjo pandemi do të ketë kosto për të gjithë. Esenciale është që pakot lehtësuese të qeverisë (qoftë në këtë kohë si përgjigje imediate ndaj krizës, apo edhe pas saj) të dizajnohen dhe zbatohen në atë mënyrë që maksimizojnë efektin e tyre në ekonomi.
Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Institutit RIINVEST
Hashani: Gjithsesi se duhet të ketë një plan se si të trajtohen pasojat e pandemisë. Megjithatë ne duhet të jemi të vetëdijshëm që kapacitetet financiare të Kosovës janë shumë të kufizuara dhe rrjedhimisht duhet kujdes shtesë për mënyrën se si një plan i tillë dizajnohet, dhe më e rëndësishmja se si të financohet.
Hashani: Kjo varet shumë se sa do të zgjasë pandemia. Nëse e njëjta përfundohet në muajt e parë të verës, atëherë pritjet janë që pasojat mund të rikuperohen deri në fund të vitit vijues. Nëse kriza si pasojë e pandemisë zgjatë më shumë, atëherë duhet të jemi të përgatitur që rikuperimi i efekteve të pandemisë do të zgjatë me vite.
Hashani: Qeveria e Kosovës duhet të sigurohet se krijon një rrjet sigurie për kategoritë më të prekura nga pandemia. Gjithashtu, investimet dhe ndihma duhet të orientohet në ata sektorë dhe aktivitete që maksimizojnë kthimin e tyre. Në të kundërtën, nëse masat mbështetëse synojnë të përfshijnë gjitha kategoritë, atëherë rezultati i tyre nuk do të mund të jetë i madh për shkak se zbehet efekti i tyre.
Hashani: Mendoj se duhet të vazhdohet të dërgohet sinjali se situata është duke u menaxhuar mirë. Kjo ndikon në sjelljen e agjentëve ekonomik. Gjithsesi, duhet insistuar që mesazhet që dërgohen nga profesionistët shëndetësorë të respektohen me përpikëri. Madje, nëse është e domosdoshme, edhe duke rritur masat shtrënguese.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...