Ekonomia në Japoni po përkeqësohet me shpejtësi, pritet recesion i thellë

11:02 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Në mbarë botën kanë filluar pasojat e para ekonomike për shkak të virusit Covid 19.

Nga kjo po preket edhe ekonomia e trete më e madhe e botës, Japonia, shkruan reuters, transmeton arbresh.info.

Qeveria e vendit ka njoftuar të enjten se në më shumë se një dekadë ky është vlerësimi më ‘egër’ që i bëhet ekonomisë si pasojë e pandemisë së koronavirusit e që kërcënon për në recesion të thellë.

Konsumi privat po “bie ndjeshëm” pasi pandemia detyron familjet të qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që kërkesa në destinacionet kryesore të eksportit
si Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po dëmton prodhuesit japonezë, tha qeveria në raportin e saj mujor.

Më tej thuhet se ekonomia po përkeqësohet me shpejtësi
“Ekonomia e Japonisë po përkeqësohet me shpejtësi dhe është nën një situatë jashtëzakonisht të rëndë për shkak të virusit koronavirus,” thuhet më tej në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme