Ekonomia amerikane po zvogëlohet me ritmin më të shpejtë që nga viti 2008.
E gjithë kjo pasi vendi u fut në bllokim për të parandaluar përhapjen e virusit Covid 19, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
Pandemia “po shkakton vështirësi të jashtëzakonshme njerëzore dhe ekonomike në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën”, thanë të mërkurën politikëbërësit në bankën qendrore të Amerikës.
Para se bota të përfshihej nga koronavirusi, parashikimet ishin që ekonomia amerikane të rritej për rreth 2% këtë vit.
Por nga mesi i prillit më shumë se 95% të vendeve ishin të bllokuara në njëfarë mënyre.
Tashmë këto masa kanë filluar të largohen në disa shtete por jo edhe në motorët kryesorë të ekonomisë si Nju Jork dhe Kalifornia.
Të martën, General Electric tha që të ardhurat e saj kishin rënë 8% në tremujorin e parë, ndërsa Boeing – tashmë në krizë pas rrëzimeve fatale të aeroplanit të saj 737 Max – raportoi një rënie të të ardhurave prej 48%, dhe tha se planifikonte të zvogëlonte prodhimin dhe të shkurtonte vendet e punës.
“Pandemia e koronavirusit po prek çdo aspekt të biznesit tonë, duke përfshirë kërkesën e klientëve të linjës ajrore, vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e zinxhirit të furnizimit,” tha shefi ekzekutiv Dave Calhoun.
Departamenti i Tregtisë të mërkurën tha se shpenzimet e konsumatorit – që përbëjnë rreth dy të tretat e ekonomisë amerikane – ra 7,6% në tre muajt e parë të vitit.
Shpenzimet për shërbime ushqimore dhe akomodimi ranë më shumë se 70%, ndërsa blerja e veshjeve dhe këpucëve më shumë se 40%./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...