Çmimet e naftës në bursat botërore ranë për 30 për qind, duke tërhequr dhe aksionet dhe tregjet e kapitalit, pasi perspektiva e një lufte të naftës së papërpunuar goditi tregjet, që tashmë po rimëkëmbeshin nga shpërthimi i Coronavirusit.
Çmimi i naftës së papërpunuar arriti në nivelet më të ulëta katër vjeçare, duke shënuar rënien më të madhe ditore të naftës që nga Lufta e Gjirit të vitit 1991, përcjell Telegrafi.
Rënia e çmimit ndikoi dukshëm tregjet e kapitalit dhe bonove, duke bërë që rendimenti 10-vjeçar i obligacioneve të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të bjerë me 0.5 për qind në një rekord të ulët rekord, ndërsa kontratat e të ardhmes amerikane rrëshqitën deri në 5 për qind.
Rënia erdhi pasi Arabia Saudite filloi një luftë çmimesh gjatë fundjavës, pas prishjes së aleancës së saj për ndarjen e naftës me Rusinë.
Treguesi referencë evropian i naftës Brent ra me 29 për qind në 32.13 dollarë për fuçi, ndërsa referenca amerikane West Texas Intermediate u tkurr me 31.8 për qind, duke zbritur në 28.16 dollarë për fuçi.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...