Ish-zëvendëskryeministria dhe kryesuesja e delegacionit në nivelin teknik, Edita Tahiri ka uruar për pavarësimin energjetik të Kosovës.
Ajo përmes një postimi në facebook ka shkruar se ky është rezultat I Dialogut te Brukselit, shkruan arbresh.info.
Tahiri po ashtu ka falënderuar kanceralen, Angela Merkel dhe Gjermaninë.
“Nje lajm i mire per Kosoven eshte pavaresia ne fushen energjetike, e pranuar me votim nga ENTSO-E. Ky eshte edhe nje rezultat i Dialogut te Brukselit, i arritur me marreveshjen per energjine ne vitin 2013. Ne fakt, Kosova eshte pavaresuar ne fushen e energjise ne vitin 2015, kur u nenshkrua marrveshja e antaresimit te KOSTT-it ne ENTSO-E. Mirepo zbatimin e saje e bllokonte Serbia. Falenderimi i takon Kancelares Merkel dhe Gjermanise qe hoqen pengesat e tilla. Ky veprim i Gjermanise dhe gjithe vendeve evropiane i dha nje goditje te fuqishme lojerave te kufijve, sepse vulosi qendrimin e respektimit te kufijve mes Kosoves dhe Serbise”, ka shkruar Tahiri.
Ndryshe të hënën u përmbyll me sukses votimi i Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E, nga Grupi Regjional i Evropës Kontinentale (RGCE).
Përmes kësaj marrëveshje KOSTT dhe Republika e Kosovës përfundimisht kanë dalë nga Blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni Veriore) dhe i bashkohet Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri-Blloku AK./arbresh.info/
Serbia vazhdon të alokojë milionat nga elektro rrjeti i Kosovës
Emrat që e negociuan marrëveshjen për energji në dialogun Kosovë-Serbi
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...